E Diel, 1 Nëntor 2026

Fredi Kanute, një gol për Palestinën!

Fredi Kanute është prej atyre që flasin pak. I druajtur, i rezervuar, është futbollisti që jep pak intervista, por shumë gola. Në mendjen e tij i ka idetë shumë të qarta dhe nuk ka frikë t'i shprehë ato që mendon. Të dielën, në ndeshjen e parë të skuadrës së tij, Seviljes, që pas fillimit të bombardimeve izraelite kundër palestinezëve në Gaza, Kanute, nën fanellën e skuadrës së tij kishte veshur një fanellë të zezë, në përkrahje të Palestinës. Mjaft e dukshme. Të mërkurën në mbrëmje Sevilja ka luajtur sërish, këtë radhë në Kupën e Mbretit kundër Deportivos. Kanute ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij (ndeshja mbaroi 2 1) dhe për të festuar hoqi fanellën e bardhë dhe la të dukej ajo e zeza. Në të shkruhej me të madhe 'Palestina', në disa gjuhë. Gjyqtari i dha një karton të verdhë, ashtu siç e kërkon rregullorja, dhe Fredi e pranoi me qetësi kartonin e verdhë. E rëndësishme për të ishte shprehja e mesazhit të solidaritetit dhe përkrahjes me popullin palestinez, sipas mënyrës së tij si futbollist.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›