E Diel, 1 Nëntor 2026

Fregata ruse lëshon dy raketa sinjalizuese ndaj një helikopteri ushtarak danez në Detin Baltik

Një fregatë ruse ka lëshuar dy raketa sinjalizuese në drejtim të një helikopteri ushtarak danez, teksa ky i fundit ndodhej në ujërat ndërkombëtare, në brigjet e Danimarkës. Të dyja raketat kaluan pranë helikopterit, pa e goditur atë.

Ngjarja është bërë e ditur nga ushtria daneze, shtet anëtar i NATO-s, e cila ka njoftuar se helikopteri po kryente një mision rutinë për fotografimin e anijes ruse. Sipas Komandës së Mbrojtjes së Danimarkës, incidenti ka ndodhur në Detin Baltik. (Në foto: Një helikopter shpëtimi EH101 Merlin i Forcave Ajrore Daneze ulet pas stërvitjes ushtarake të NATO-s “Arctic Shield 2026” në Narsarsuaq, Grenlandë, më 9 shtator 2026. Foto: Mads Claus Rasmussen/ Ritzau Scanpix/ AFP përmes Getty Images).

Kopenhaga pritet të thërrasë ambasadorin rus për të diskutuar mbi incidentin. Ministri danez i Mbrojtjes, Jeppe Bruus, deklaroi për agjencinë Ritzau se me këtë veprim Moska ka “kaluar kufijtë”.

Incidenti vjen në një kohë tensionesh të shtuara mes Rusisë dhe vendeve të NATO-s në rajonin e Detit Baltik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›