E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frenk Lampard pëlqen autoritetin e Kapelos

Londër - Frenk Lampard ndjehet i lumtur me autoritetin që ka vendosur tekniku italian Fabio Kapelo në përfaqësuesen angleze. Megjithëse Lampard do të luajë në një rol tjetër në skuadrën përfaqësuese, ai e sheh si pozitiv faktin që Kapelo arrin të imponojë rregullat e tij në ekip. Për hir të së vërtetës, përfaqësuesja angleze ka vuajtur në të shkuarën për këtë autoritet.

“Mënyra se si punon Kapelo është shumë autoritative. Trajnerët e tjerë pyesin futbollistët sesi duhen zgjidhur rolet, ndërsa Kapelo na tregon vetëm se çfarë duhet të bëjmë ne. Jam duke luajtur një rol tjetër në ekipin kombëtar. Është më shumë një pozicion bllokues, por të jemi të sinqertë kjo skemë po funksionon”, deklaron Frenk Lampard.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›