Rafa Benitez kërkon të marrë Raul Albiol
Liverpul - Rafa Benitez po mendon të afrojë tek Liverpuli sezonin e ardhshëm mbrojtësin e Valencias, Raul Albiol. Kartoni i spanjollit mund të arrijë deri në 10 milion euro. Sipas Daily Mail, Rafa do të ketë në dispozicion për të shpenzuar këtë merkato 30 milion euro.
Përveç 23-vjeçarit të Valencias, Liverpuli do të tentojë të marrë edhe shërbimet e Gereth Berrit nga Aston Vila dhe Aron Lenon nga Totenhemi. Pista e spanjollit Albiol pritet të jetë më e lehta, pasi vetë futbollisti ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur në Premier Ligën angleze.