Frenohet prodhimi i mjaltit, pranvera me lagështi dhe vera e nxehte sollën probleme në bletari

Ky sezon nuk erdhi siç duhej për bletarinë, një sektor tek i cili një pjesë e mirë e banorëve të Kukësit sigurojnë të ardhura. Kadri Bulica, bletërritës por edhe kryetar i shoqatës të bletarëve në Kukës, thotë se këtë vit pjesa më e madhe e fermave nuk ka nxjerrë mjaltë.
Vonesë dhe mos zhvillimin sa duhet të kësaj ekonomie i lidh me pranverën me lagështi dhe verën me temperatura shumë të larta.
Pranvera e hershme e me lagështi nuk fuqizoi bletët duke mos shtuar kolonitë e tyre. Nektari i luleve, nga i cili bletët marrin lëndën e parë të mjaltit nuk u formua për shkak të ciklit shumë të shkurtër dhe prishjes së balancave mes periudhës me lagështi dhe temperaturave të larta.
Vetë Kadriu ka më shumë se 350 koshere me bletë e këtë vit do të marrë prodhimin më të ulët thuajse në 5 vitet e fundit.
/RTSH/