E Martë, 3 Nëntor 2026

Mbarështimi i bagëtive në breza – Familja nga Nokova, mbarështon 400 krerë bagëti të imëta

Falë punës së tij dhe me mbështetjen e AZHBR, Mihal Kondi nga fshatin Nokovë I Gjirokastrës ka mundur të shtoj numrin e bagëtive .Sot ai mbarështon 400 kokë dele, duke nxjerr edhe të ardhura të konsiderueshme për familjen.

“Kam qenë në Greqi, kam punuar rreth 20 vite atje dhe mendova që ishte më mirë të kthehesha në vendin tim dhe u ktheva duke bërë punën time bashkë me djalin. Kam rreth 400 krerë dhe kam fituar çdo vit”, tha Mihal Kondi, blegtor.

Ngritja e këtij stani nga Mihali , por edhe fitimet e konsiderueshme nga kjo punë, ndikuan edhe në rikthimin e djalit të tij nga emigracioni. Anesti  pas 8 viteve në emigracion do të rikthehej   në vendin e tij për të vazhduar traditën e  familjes së tij në mbarështimin e bagëtive. Blegtoria është edhe pasion, por edhe traditë familjare” thotë ai.

“Po punove del i fituar në punën tënde, këtë punë e bëj me pasion, e kam qejf”, u shpreh Anesti Kondi, blegtor.

 Në një kohë kur shumë familje shqiptare e sidomos ato të zonave rurale  i kanë sytë drejt emigrimit dhe imigrimit , familja Kondi mbetet një shembull i mirë, që me punë dhe pasion e ardhmja ndërtohet në vendin e të parëve.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›