E Diel, 1 Nëntor 2026

Frika e 60 familjeve në Kurbin, pallati i tyre i rrënuar

60 familje në Kurbin jetojnë cdo ditë me frikën e shembjes së pallatit të tyre, në të cilin janë sistemuar prej vitesh. Sic shihet edhe nga pamjet, ambjentet e kësaj ndërtese janë amortizuara tërësisht, por ndërhyrjet për rikonstruksionin e apartamenteve nuk janë kryer që prej ndërtimit fillestar.
 

Banorët ankohen se shumë familje janë të detyruar të përdorin banjo të përbashkët, ndërsa shumë persona flenë në një dhomë të vetme. Ata shprehen se problem është edhe mungesa e ujit të pijshëm, një shqetësim që i ndjek prej vitesh.
 

Banorët tregojnë se ankesa e tyre ka bërë xhiron e shumë institucioneve, por janë përcjellë vetëm me premtime boshe dhe pa asnjë investim konkret. Ata thonë se si pasojë e carjeve të mureve dhe vjetërsisë së godinës ajo rrezikon të shembet bashke me rreth 60 familje që jetojnë në këtë pallat.

 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›