E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Mjedisit: Penalizime për ato subjekte që ndotin mjedisin

Megjithëse situata e shkarkimeve të paligjshme të ujërave te zeza në zonën bregdetare ka pësuar një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitet më përpara, Ministria e Mjedisit bën me dije se do të penalizojë me ndëshkime maksimale të gjitha ato subjekte që ushtrojnë aktivitet në kundravajtje me ligjet, gjobat e të cilëve do varjojnë nga 10-20 milionë lekë deri në kallzim penal.
Drejtori i kontrollit për Mjedisin Alfred Deshati gjatë deklaratës së tij është shprehur edhe në lidhje me gjobat e vëna për ndotjen akustike, ku vetëm gjatë fundjavës së shkuar vlera e gjobave për subjektet në qytetet e Tranës, Durrësit, Vlorës dhe Shkodër ka kapur vlerën në total 2.2 milionë lekë të reja dhe 3 pezullime aktivitetesh në Tiranë dhe Shkodër.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›