Frika e Edi Ramës nga bashkimi i shqiptarëve

Si djalli nga temjani i trembet Edi Rama rritjes së patriotizmit dhe aspiratës së shqiptarëve për bashkim. Gjatë gjithë fjalimit të djeshëm, ai dukej sikur përcillte Porositë e Anastasëve, dhe jo sikur po paraqiste programin politik të PS-së. Pasi ka shfaqur publikisht terrorin nga dhënia e pasaportave për çdo shqiptar, kudo që është, pasi ka tharë bojën e shpifjeve kundër Rrugës së Kombit, me ligjërata të mbushura me antikosovarizëm, tani Edi Rama ka dalë haptazi, si apatridi që s’mbijeton dot në politikë nëse shqiptarët punojnë për bashkimin e tyre
Edi Rama guxoi dje, jo pse mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare “Shqipëria dhe kriza, çfarë vjen pas”, e organizuar nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë e thënë ndryshe nga Ansatas Angjeli, por sepse e shndërroi këtë konferencë në një tribunë elektorale, prej nga armiku ishte jo vetëm, Sali Berisha, qeveria e tij, apo edhe profesori Justin Lin..., por edhe bashkimi kombëtar…
Guximi i Edi Ramës nisi të shfaqej kur nga podiumi i konferencës shkencore, të organizuar nga universitetit i Anastas Angjelit, ai, gjatë gjithë fjalimit duhej të kamuflonte porositë e idetë e Anastas Angjelit (njëherazi edhe anëtar i grupit të punës për hartimin e programit elektoral të PS-së), të cilat duhet ti lexonte dje rrjedhshëm dhe pa gabime, e ti servirte si porosi të Anastasëve të tjerë, ndoshta këtej dhe andej kufirit.
Për një konferencë shkencore, Edi Rama nuk është se tha ndonjë gjë të re dje nga çfarë ai ka artikuluar prej kohësh..., nga çfarë sufleri Anastas Angjeli (lexo: edhe të tjerë suflerë Anastasë), ka mundur t’ia fusë në kokë kreut të PS-së. Nuk ishte i ri leksioni ekonomik i Anastas Angjelit ai amplifikuar dje në mënyrë të përsëritur prej Edi Ramës për sa i përket përrallës se si, “një furrë buke paguan më shumë taksa se një fabrikë çimentoje”, për “një ushqimore që paguan më shumë taksa se hotel ‘Sheraton’”, për “një mësues apo një polici që paguajnë më shumë taksa se ministri i arsimit apo ministri i brendshëm”, apo edhe për “pastruesen e kryeministrisë, që paguan më shumë taksa se kryeministri”.
Por, hollë-hollë, në një tjetër kontekst, apo këndvështrim, përralla e vjetër e Anastas Angjelit, e treguar në mënyrë të përsëritur prej Edi Ramës, mund të ishte e re “përpara një paneli të përbërë nga ekspertë, sipërmarrës, akademike, studiues të shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare vendas dhe të huaj si dhe nga emra te njohur në institucione të rëndësishme ndërkombëtare financiare”, para të cilëve Edi Rama guxoi. Se sa e besueshme ishte ajo përrallë, pak hamendje apo fantazi lë si mundësi që të ishte e tillë…, po të kihet parasysh thjesht dhe vetëm qëndrimi inatçor i Edi Ramës, jo aq personal ndaj profesorit Justin Lin, se sa ndaj teorisë apo recetës së tij (profesorit), kur propozonte “një model të pranuar teorikisht e të provuar praktikisht për rimarrjen e rritjes në vendet në zhvillim”. Me shumë gjasa, besohet se profesori të ketë pasur në mendje Shqipërinë, pas këtij propozimi…, pavarësisht mosdëshirës së mosfshehur të Edi Ramës.
Por, duket se në gjithë atë përsiatjen e tij të djeshme, për të mos lënë ndonjë gjë mangët pa thënë, nga ato që i kishte shkruar që më parë Anastas Angjeli, “mikpritësi” në emër të Universitetit Mesdhetar, por edhe anëtari i grupit të punës për hartimin e programit elektoral të PS-së, Edi Rama kishte një merak të vjetër, i artikuluar si i ri dje, merak i ndarë “këtej dhe andej kufirit”.
I frikur nga një bashkim i mundshëm kombëtar, pas të cilit nuk mund ti japin qytetari frazës “këtej dhe andej kufirit”, Edi Rama i mëshoi me sforco, për më tepër edhe me frikë kësaj fraze, a thua se bashkimi kombëtar do të ndodhte dje dhe ai nuk do të kishte mundësi sot ta artikulonte sërish “ta famshmen” frazë “këtej dhe andej kufirit”,.
Për ta bërë sa më “bindëse” teorinë e tij për “një model i integruar zhvillimi rajonal që shfrytëzon potencialet e paqes në rajon…”, Edi Rama shpejtoi të ringrejë kufijtë, kur shpejt e shpejt, si duke iu marrë fryma, futi si pykë “termin” “Rilindje shqiptare”, duke folur njëherazi për “unfikim” (virtual), “projekte rajonale” (virtuale), “bashkëpunim komunitar” (virtual), “minoritetet si ura lidhëse” (virtuale)…, por jo për “bashkimin kombëtar” (real).
Ajo që nuk ishte e re dje nga ato çfarë artikuloi Edi Rama, ishte perceptimi i përsëritur, i antikosovarizmit të tij, i cili me ulje ngritjet e tij, është shprehur qoftë me vjellje-vrerin për Rrugën e Kombit, qoftë me vjellje-vrerin për pajisjen e mundshme me pasaportë shqiptare edhe për shtetasit e Kosovës... Piklërisht, ky antikosovarizëm i Edi Ramës është edhe “burimi” prej nga “buron” frika e tij nga “bashkimi kombëtar”...
...