Frika nga al-Kaeda, mbyllen 21 ambasada amerikane në Lindjen e Mesme
SHBA- Njëzet e një ambasada dhe konsullata amerikane, kryesisht në Lindjen e Mesme, janë të mbyllura për ditën e dielë në përgjigje të frikës nga një sulm i paspecifikuar nga militantët.
Një paralajmërim globale i udhëtimit, i lëshuar të premten nga departqamenti i shtetit është gjithashtu në fuqi deri në fund të gushtit. Departamenti tha se potenciali për një sulm të al-Kaedës ishte veçanërisht i fortë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Ekipi i lartë i sigurisë së presidentit Obama u takuan të shtunën mbrëma për ta informuar atë. Këshilltari i Sigurimit Kombëtar Susan Rice drejtoi takimin, i cili përfshinte sekretarët e shtetit për mbrojtjen dhe sigurinë në atdhe dhe krerët e CIA-s, FBI-së dhe Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë.
“Presidenti ka marrë informime të shpeshta gjatë javës së fundit në të gjitha aspektet e kërcënimit të mundshëm dhe masave të gatishmërisë tona,” tha deklarata.
Misionet e SHBA nëpër një pjesë të Lindjes së Mesme, Afrikën e Veriut dhe pjesë të Azisë janë të mbyllura për të dielën, një ditë pune në botën myslimane. Ambasadat e prekura përfshijnë Amman, Kairo, Riad, Kabul dhe Dhaka.
Duke njoftuar vendimin të enjten, Departamenti i Shtetit tha se ambasadat mund të jenë të mbyllura për disa ditë të tjera. SHBA-të përgjuan komunikimet elektronike në mesin e figurave të larta të al-Kaedës, sipas zyrtarëve të cituar nga ‘New York Times’.