Ulja e normës së interesit, Buxhuku: E vonuar, rëndon më tej ekonominë
Tiranë- Konfindustria ka reaguar sot duke shprehur rezervat e saj lidhur me kohen dhe ndikimin në ekonomi të vendimit të fundit të Bankës së Shqiperisë për uljen e normës bazë të interesit.
Konfindustria vlereson, se sikurse ne vazhdimesi ne gjithe periudhen kohore, qe perkon me krizen globale dhe percjelljen e pasojave te saj ne ekonomine shqiptare, Banka e Shqiperise ka qene e vonuar ne kohe ne marrjen e masave lehtesuese per nxitjen e kreditimit nga sistemi bankar. Vonesat e nderhyrjeve nga ana e Bankes se Shqiperise shoqeruar dhe me mundesite e kufizuara objektivisht per arsye se portofoli i kredive vetem ne 1/4 e mases se pergjithshme eshte ne monedhen kombetare Lek si dhe me gjendjen e pakenaqshme te shkalles se konkurences ne sistemin bankar te nivelit te dyte me shenja te dukshme oligopoli, kane renduar gjendjen e biznesit dhe ekonomise reale shqiptare.
Pasoja te qarta te politikave te mesiperme jane rritja ne shkalle te larte dhe prej 25% te kredive me probleme ne masen e pergjithshme te portofolit te kredive si dhe perhapjen e dukurise se rrezikshme te marrjes se parave me fajde nga bizneset si menyre plotesuese e kreditimit te munguar nga sistemi bankar.
Konfindustria vlereson, se sa me siper jo vetem nuk ka lehtesuar ndikimin e krizes globale ne ekonomine reale te vendit, por e ka renduar me tej duke ndalur ne menyre skajore kreditimin per biznesin dhe qytetaret edhe pse ne raport me vendet e rajonit depozitat dhe kursimet e qytetareve ne sistemin bankar dhe ne mungese te tregut te kapitaleve kane qene ne shkalle te kenaqshme. Per me shume pothuajse gjate gjithe periudhes kohore te krizes globale 2008-2013 inflacioni ka qendruar ne skajet fundore te shenjestrimit te parashikuar, duke e bere te pashpjegueshem mosnderhyrjen ne kohe te Bankes se Shqiperise,- thuhet në reagimin e Konfindustrias.