Frika për Spanjën godet bursat ndërkombëtare

Vetëm në tregtinë e pasdites “FTSE 100” ra me 1%, teksa “Ibex”-i i Spanjës ra me 3.5% dhe “Dow Jones” në Nju Jork me 0.6%.
Tregjet janë lënë në hije nga varësia në rritje e bankave të Spanjës dhe e të gjithë ekonomisë së saj ndaj kredive të Bankës Qendrore Evropiane.
Tregjet janë të shqetësuara lidhur me shkallën e kredive të siguruara nga Banka Qendrore Evropiane për bankat e Spanjës dhe për pjesën tjetër të Evropës Jugore.
Mëngjesin e së premtes, Banka Qendrore Spanjolle – e cila ka lidhje vartëse e Bankës Qendrore Evropiane – tha se u kishte dhënë 228 miliardë euro kredi bankave spanjolle, ndërkohë që një muaj më parë shuma totale e kredive të dhëna ishte 152 miliardë euro.
Kjo rritje e jashtëzakonshme mendohet se vjen për shkak të një vale të dytë kredish të ofruara nga BQE-ja. Nga ana tjetër kjo tregon se investitorët privatë po i tërheqin paratë e tyre nga vendet e pasigurta të Evropës Jugore, mes të cilëve edhe nga Spanja, për t’u vendosur në vende më të sigurta siç është Gjermania.
/Start/F. Prroni/
2012-04-13 20:42