Fier, tjetër arrestim për llogari të drejtësisë italiane

Policia ndaloi sot 39-vjeçarin Sokol Murati, sërish në qytetin e Fierit ku pak ditë më parë u ndalua Fatmir Kajolli, edhe ky i dënuar nga drejtësia italiane, por që në seancën gjyqësore gjykata vendosi masën e arrestit shtëpiak, pavarësisht kërkesës së prokurorisë për arrest me burg deri në ekstradimin e tij drejt Italisë.
Murati u ndalua në banesën e tij në lagjen “Kastrioti” të qytetit të Fierit, bën me dije TCH. 39-vjeçari është dënuar me 30 vjet burg për organizim dhe pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe prostitucion.
Ky ishte arrestimi i radhës për llogari të drejtësisë italiane, i disati brenda pak ditësh në Vlorë, Tiranë dhe Fier.
/Start/
2012-04-13 22:49