Frika per votat PD heq votimin e Kushtetueses

Debate ne Kuvend te djathtet heqin votimin e dekreteve te Topit nga rendi i dites. Kundershton opozita
TIRAN - Frika e mungeses se votave te nevojshme per te rrezuar tre prej kater kandidaturave te presidentit Bamir Topi per ne Gjykaten Kushtetuese detyroi mazhorancen qe ti heqe nga rendi i dites duke lene nje date tjeter per votimin e tyre.
Pas negociatave te shumta me deputetet PD ka konstatuar se Paulin Sterkaj dhe deputetet te Levizjes Socialiste per Integrim do te votonin kunder rrezimit te kandidaturave te kreut te shtetit. Mosperfshirja e tyre ne rendin e dites se punimeve te Kuvendit ndezi dje debate mes opozites dhe mazhorances.
Deputetet e opozites kerkuan perfshirjen e kandidateve ne rendin e dhe akuzuan mazhorancen per shkelje te rregullores se Kuvendit me qellim influencimin mbi Gjykaten Kushtetuese.
Kreu i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci kerkoi nga mazhoranca pergjigje per pese ceshtje. Pse shkelet rregullorja e Kuvendit Opozita kerkon te dije perse programi dhe kalendari nuk jepen sipas rregullores 4 dite perpara Pse ne kete seance shkelet neni 111 paragrafi 5 i rregullores qe dekretet e Presidentit per anetaret e Kushtetueses ne kete seance eshte afati i fundit.
Deputetet e opozites ju kerkojne perse buxheti nuk ka ardhur ne daten 1 nentor ne Kuvend Ju lutem jepni nje pergjigje ne seance per problemet - u shpreh numri dy i socialisteve. I menjehershem ka qene reagimi i kryeparlamentares Jozefina Topalli e cila e justifikoi heqjen nga rendi i dites te dekreteve te Presidentit Topi me vonesen e relacionit perkates nga Komisioni i Ligjeve.
Kandidaturat e kushtetueses sic jeni ne dijeni nuk eshte zbardhur ende relacioni i komisionit te ligjeve. Sa te vije relacioni do te sillet ne seance plenare. Ju te komisionit te ligjeve keni fatin te jeni ne dijeni. Kur ta kene dhe te tjeret do te sillen dhe do te diskutohen anetaret e kushtetueses - sqaroi Topalli.
Nje tjeter argument i paraqitur nga kryeparlamentarja ishte edhe letra e kreut te grupit parlamentar Demokrat drejtuar Kuvendit qe per shkak te nje kerkese drejtuar Gjykates Kushtetuese per te bere interpretimin e neneve te caktuara ne lidhje me mandatin dhe afatin 3-vjecar te anetareve te kesaj gjykate te pritet vendimi i saj.
Ndersa nenkryetari Partise Demokratike njeheresh edhe kryetar i grupit parlamentar Demokrat Astrit Patozi akuzoi opoziten per neglizhence per ceshtjet jetike te vendit duke u interesuar vetem per individe te vecante. Per mazhorancen jane te rendesishme reformat dhe vete institucionet kurse per opoziten jane te rendesishme vetem emrat interesat llokmat e pushtetit madje dhe godinat e institucioneve.
Une po ju bej nje pyetje te thjeshte cfare opozite jeni ju qe nuk perfillni institucionin Kushtetues te Avokatit te Popullit qe eshte i rendesishem per sistemin tone por vini te gjithe si dele per disa emra te Gjykates Kushtetuese - u shpreh Patozi. Ne fjalen e tij kreu i grupit parlamentar Demokrat ftoi opoziten qe te shqyrtoje oferten e PD-se si oferta me serioze per zgjidhjen e krizes politike ne vend.
Debatet ne salle
Astrit Patozi Te nderuar kolege sinqerisht nuk do te doja kurre qe te benim kurre debate per detaje. Gjithcka ka qene konform rregullores dhe procedurave parlamentare dhe nuk besoj qe eshte nje tragjedi e madhe per ta dramatizuar fakti qe ministri qe pergjigjet per marredheniet e parlamentit me qeverine nuk ishte prezent.
Per mazhorancen jane te rendesishme reformat dhe vete institucionet kurse per opoziten jane te rendesishme vetem emrat interesat llokmat e pushtetit madje dhe godinat e institucioneve.
Dokle Nuk eshte nje detaj dhe nuk eshte aq e parendesishme sa thote ai qe te shkelet rregullorja. Por fjala ime kishte te bente dhe me shkeljen e Kushtetutes dhe ligjit. Jane tre shkelje te renda qe demtojne funksionimin normal te Kuvendit.
Jozefina Topalli Kalojme te pika tjeter.
Deputetet e PS-se Si kalojme te pika tjeter
Jozefina Topalli Meqe jemi te rregullorja neni 26 5. Programi i punes miratohet me mirekuptim ne Konferencen e Kryetareve dhe i njoftohet Kuvendit. Per programin e punes cdo deputet ne seance plenare per jo me shume se 3 minuta mund te beje propozime per te cilat Kuvendi vendos me votim te hapur.
Ditmir Bushati Prisja ti kujtonit kryetarit te grupit te PD-se qe epitetet qe kane te bejne me dele e dash nuk jane te denja per kete salle pasi kjo eshte salla ku duhet te zhvillohet beteja politike dhe ku duhet te jene standardet me te larta.
Dekretet e Topit Naco thirret ne PD
Rreziku i humbjes se votave nga ana e mazhorances gjate votimit per dekretet e kreut te shtetit ka vene ne alarm edhe drejtuesit e saj. Dy dite me pare rreth mesdites ne seline e PD-se eshte pare duke hyre deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim Nasip Naco.
Mesohet se teme e diskutimeve kane qene dekretet ku i eshte kerkuar votimi i relacioneve te pergatitur nga deputetet e djathte ne te cilen kerkohet rrezimi i tre nga kater kandidaturat e Presidentit Topi per anetare te Gjykates Kushtetuese.
Edhe pse forca politike qe perfaqeson deputeti Naco eshte ne koalicion qeverises me PD-se gjate votimit te juristeve ne Komisionin e Ligjeve nenkryetari i Parlamentit votoi kunder relacioneve te demokrateve ku kerkohej rrezimi i Edlira Jorgaqit Artan Hoxhes dhe i Ardian Lekes. I vetmi kandidat qe pritet qe te kaloje parlamenti eshte Fatmir Hoxha per te cilin Komisioni i Ligjeve dha pelqimin.
Regjistrimi i popullsise Dule Proces transparent
Kryetari i PBDNJ-se Vangjel Dule kerkoi prej institucioneve qe ne procesin e regjistrimit te popullsise edhe mbi baza etnike te merret ekspertiza e BE-se dhe KE-se. Deputeti Dule kercenoi me bojkotim te ketij procesi nga minoriteti grek ne rast se regjistrimi i popullsise mbi baza etnike nuk do te jete transparent.
Regjistrimi i popullsise dhe perfshirja e ketyre elementeve ne pyetesor nuk perben nje qendrim ne vetvete pra nuk ka si synim te vetem qe te na nxjerre ne pah numrat por eshte instrumenti i vetem dhe si te tille duhet ta shikojme instrument bashkekohor. Nuk duhet te harroni se duhet bashkepunim dhe transparence qe te mos i coni pjesetaret e minoriteteve ne bojkotimin e ketij procesi sic ndodhi ne vitin 2001 - theksoi Dule.
Ligji i ri parashikon qe cdo lojtar do te tatohet me 10 per bastet ose parate e fituara ne lojerat e fatit
Bode terheq ligjin per taksen mbi lojerat e fatit
TIRAN - Mazhoranca terhoqi dje nga votimi projektligjin Per lojerat e fatit me kerkese te ministrit te Financave Ridvan Bode. Ky i fundit kerkoi shtyrjen per ne seancen tjeter per shkak te nje amendimi te ri qe parashikon menyren e vjeljes se detyrimeve te prapambetura te kazinove dhe lotarive te tjera.
Edhe nje here une mendoj se opozita me dashje manipuloi dhe shtremberoi ate qe propozon ligji. Ketu nuk diskutohet per te hapur sot nje industri te re te lojerave te fatit pasi ajo ekziston. Ketu diskutohet per ta bere me transparente te vendosim fiskalizimin dhe kriteret e fiskalizimit - theksoi Bode. Ligji i ri vendos nje takse per 10 per cdo lojtar te lotarive lojerave te fatit dhe basteve.
Gjate shqyrtimit te projektligjit ne Parlament deputeti i PS-se Erjon Brace akuzoi mazhorancen se nepermjet ketij ligji i hapet rruga pastrimit te parave te mafies gje qe sipas tij eshte pasqyruar edhe ne raportin e kreut te SHISH para komisionit te Sigurise.
Ne kemi shqetesimin e madh te pastrimit te parave.
Zonja kryetare ju duhet ta dispononi sepse ne deputeteve te tjere na u dha ta lexojme ne shtepi apo ta degjojme me veshe raportimin e drejtorit te Sherbimit informativ Shteteror i cili ben fjale per nje agresion te mafies nga vendi fqinj deri ne Izrael permes industrise se lojerave te fatit ne Shqiperi.
Ky eshte shqetesimi nga nje autoritet shteteror nga nje autoritet kushtetues jo thjesht nga nje deputet i Parlamentit te Shqiperise - u shpreh Brace.