Vendoset axhenda e Asamblese Kombetare

Mblidhet Kryesia e PS-se therret Asamblene zbardhen detajet. Diskutohet shqetesimi i deputetit Brace per organizimin ne Berat
Komisioni i garancive statutore do te zgjidhe debatin. fare propozoi Rama dhe Ruci ne Kryesi
TIRAN - Partia Socialiste do te mbledhe Asamblene Kombetare me 12 nentor per te vendosur mbi rrugen qe do te ndjeke per aksionin e saj politik. Vendimi eshte marre dje ne mbledhjen e Kryesise.
Per me shume se 90 minuta zyrtaret e larte socialiste kane diskutuar midis tyre per ceshtje qe kane te bejne me rrugen politike qe do te ndjekin. Burime nga ky takim bejne te ditur se pergjate diskutimit u vendos qe axhenda e Asamblese Kombetare do te kete si rend te dites diskutimet per situaten politike.
Ne fillim te mbledhjes se kesaj asambleje do te jete kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i cili do te mbaje nje fjalim ku do te beje nje pasqyre te situates politike ne vend. Me pas mbledhja e Asamblese Kombetare do te vijoje me dyer te mbyllura punimet e saj.
Ne rendin e dites do te jete diskutimi per rrugen qe do te ndiqet raportimi per te gjithe zgjedhjet e reja ne parti ristrukturimi i forumit te gruas dhe rinovimi i FRESSH-it.
Nje tjeter pike e diskutimit ne Kryesine e Partise Socialiste ishte dhe shqetesimi i percjelle nga deputeti i qarkut te Beratit Erjon Brace.
Ky i fundit permes nje letre derguar pak dite me pare anetareve te Kryesise ka shprehur shqetesimin per problemet qe kane lidhje me funksionimin e strukturave ne qarkun e tij.
Te gjitha keto shqetesime u trajtuan ne tryezen e Kryesise se Partise Socialiste. Burime nga kjo mbledhje bejne te ditur se mosmarreveshjet ne qarkun e Beratit kane qene teme e diskutimit.
Vete kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka propozuar qe te ngrihej nje grup pune te kryesuar nga kryetari i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci dhe deputete te qarkut te Beratit per te zgjidhur shqetesimet e ngritura nga anetari i Kryesise Erion Brace.
Lidhur me kete ceshtje anetare te Kryesise propozuan qe te jete komisioni i garancive statutore ai qe do te zgjidhe debatin qe ekziston ne Berat per zgjedhjen e kryetarit te deges se PS-se per bashkine e Beratit.
Zgjedhjet e zhvilluara pak kohe me pare ne Berat nuk sollen nje fitues per shkak te problemeve te krijuara ne procesin zgjedhor ku ne perfundim te gjithe procesit mungonte nje vote. Mungesa e kesaj vote ka sjelle dhe debatet qe derguan ne mosshpalljen e nje rezultati perfundimtar.
Ne kete menyre zyrtaret e larte socialiste rane dakord qe te jete Komisioni i Garancive Statutore ne Partine Socialiste qe te jape vendimin final per zgjidhjen e ketij problem
i qe do te vendose fituesin.
Pas kesaj mesohet se kryetari i grupit te PS Gramoz Ruci eshte shprehur se meqenese Kryesia nuk i dha atributin per te shkuar ne Berat atehere le te jete Komisioni i Garancive Statutore qe te zgjidhe problemin.
Burime nga Kryesia e PS-se bejne te ditur se kreu i grupit Socialist eshte shprehur se meqenese nje vote e tille mungon dhe zgjedhjet ishin te rregullta atehere ai qe ka marre me shume vota te jete fitues. Per te ngritur kete ceshtje ne komisionin e garancie statutore do te duhet te dergohet nje kerkese nga anetaret e Asamblese se Rrethit te Beratit ose nga nje deputet i zones.
Te njejtat burime bejne te ditur se kryetari i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci do te jete paraditen e sotme ne qarkun e Beratit per te zhvilluar takime me koordinatoret socialiste per cdo njesi vendore dhe me sekretaret e asambleve te rretheve te Beratit dhe Kucoves.
Axhenda e Asamblese
Ne fillim te mbledhjes se Asamblese Kombetare do te jete kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i cili do te mbaje nje fjalim ku do te beje nje pasqyre te situates politike ne vend. Me pas mbledhja e Asamblese do te vijoje me dyer te mbyllura punimet e saj. Ne rendin e dites do te jete diskutimi per rrugen qe do te ndiqet raportimi per te gjithe zgjedhjet e reja ne parti ristrukturimi i forumit te gruas dhe rinovimi i FRESSH-it.
Problemet ne Berat
Nje tjeter pike e diskutimit ne Kryesine e Partise Socialiste ishte dhe shqetesimi i percjelle nga deputeti i qarkut te Beratit Erjon Brace. Ky i fundit permes nje letre derguar pak dite me pare anetareve te Kryesise ka shprehur shqetesimin per problemet qe kane lidhje me funksionimin e strukturave ne qarkun e tij. Te gjitha keto shqetesime u trajtuan ne tryezen e Kryesise se Partise Socialiste.
Qendrimi i Rucit
Kryetari i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci eshte shprehur se meqenese Kryesia nuk i dha atributin per te shkuar ne Berat atehere le te jete komisioni i garancive statutore qe te zgjidhe problemin. Burime nga Kryesia e PS bejne te ditur se kreu i grupit Socialist eshte shprehur se meqenese nje vote e tille mungon dhe zgjedhjet ishin te rregullta atehere ai qe ka marre me shume vota te jete fitues.
Anetarja e Kryesise se PS-se sqaron vendimin e marre ne mbledhjen qe zgjati 90 minuta
Kodheli Me date 12 nentor mblidhet Asambleja Kombetare
Ne nje prononcim per mediat pas mbledhjes se Kryesise se Partise Socialiste anetarja e kesaj strukture Mimi Kodheli sqaroi se u vendos qe ne daten 12 nentor te premten ne ora 1100 te therritet Asambleja Kombetare e PS-se me synimin qe te diskutohen dy ngjarje te rendesishme.
Sic jane ato qe priten ne daten 8-9 nentor dhe padyshim te diskutohet lidhur me cfare ka ndodhur ne jeten politike te vendit ne kete periudhe. Si dhe me strategjine qe PS do te ndjeke ne punen e saj ne vazhdim - sqaroi deputetja Kodheli.
Ajo tha se midis ceshtjeve qe u diskutuan u prek edhe nje problem si ai i disa shqetesimeve qe solli i deleguari i Kryesise se PS-se deputeti Erjon Brace lidhur me probleme organizative dhe statutore te qarkut te Beratit. Mendoj qe me mbledhjen e Asamblese Kombetare te PS-se do te kemi nje zhvillim tjeter pozitiv ku do te merren vendime te rendesishme lidhur me ate cka ndodh sot ne Shqiperi.
Gjithe problematiken qe vendi ka gjithe problematiken qe politika e mazhorances ka sjelle per vendin dhe me shpresen qe ne te ardhmen do te kemi zhvillime te reja absolutisht pozitive qe lidhen me mbarevajtjen e jetes ne vend - njoftoi per vendimin e marre ne Kryesine e Partise Socialiste Mimi Kodheli.