Frikë nga kartonat kundër Anglisë, trajneri dërgon në tribunë dy lojtarët kyç

Klisman Cake dhe Adrion Pajaziti janë rikthyer të gatshëm për këtë duel, teksa në Andorra qëndruan në tribunë. Edhe Ajeti, Manaj e Bajrami kanë nga një karton të verdhë, ndaj sot nuk pritet të jenë në fushë.
Mario Mitaj dhe Juljan Shehu nuk do jenë të gatshëm për ndeshjen e sotme kundër Anglisë (18:00). Dyshja është pikë fikse e formacionit, por duke qenë se kanë nga një karton të verdhë dhe një ndëshkim tjetër i mundshëm do sillte mungesën e tyre në play-off, trajneri ka vendosur mos i ketë të gatshëm.
Klisman Cake dhe Adrion Pajaziti janë rikthyer të gatshëm për këtë duel, teksa në Andorra qëndruan në tribunë.