E Enjte, 5 Nëntor 2026

Frikë nga rekrutimet në ushtri; mijëra rusë ikin drejt Gjeorgjisë

Siç nuk mund të imagjinohej kurrë, mijëra rusë i janë drejtuar Gjeorgjisë për të shmangur një thirrje të mundshme në radhët e ushtrisë në kuadër të mobilizimit të pjesshëm.

Urdhri i Putinit për shtimin e radhëve të ushtrisë si përgjigje e konfliktit të zgjatur në Ukrainë ka bërë që mijëra vetë të marrin rrugën e emigrimit.

Situata është tragjike pasi duke sikur konflikti po zhvillohet në Rusi dhe jo Ukrainë.

Radhët janë kilometrike në kufi mes dy vendeve, pamjet me dronë tregojnë vargun e makinave deri në 10 kilometra, ndërsa sipas autoriteteve gjeorgjane deri më tani Tbilisit i janë drejtuar 50 mijë rusë, ndërsa 50 mijë të tjerë duket se por presin radhën.

E njëjtë paraqitet situata edhe në kufi me Bjellorusinë, Mongolinë dhe Finlandën.

Ndërkohë i pyetur për këtë situata ministri i Jashtëm Sergej Lavrov u mundua të minimizonte problemin duke theksuar se kufijtë e Rusisë janë të hapur. Kremlini gjithashtu u përgjigj se asnjë masë për mylljen e kufivje nuk është në tryezë për momentin.

Disa qytetarë rusë të larguar shprehen për mediat se kjo nuk është lufta e tyre dhe se nuk janë dakord me konfliktin.

Problemi tietër me te cilin përballen rusët  qe janë kundër mobilizimit është edhe burgimi në rast refuzimi si dhe mbyllja e kufijëve perëndimorë për ta.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›