Frikë nga sulmi ajror, pas SHBA-së edhe Greqia mbyll ambasadën në Kiev

Ambasada greke në Kiev do të qëndrojë e mbyllur sot për publikun për arsye sigurie pasi ekziston frika një sulmi ajror nga Rusia.
Në njoftimin përkatës thuhet: “Ambasada e Greqisë, për arsye sigurie, sot do të qëndrojë e mbyllur për publikun. Ju lutemi, shmangni lëvizjen dhe qëndroni në vende të sigurta.”
Megjithatë, personeli dhe ambasadori Alexandros Dimitrakopoulos do të qëndrojnë në ambasadë pasi ndërtesa ka një strehë nëse është e nevojshme.
SHBA ka mbyllur ambasadën e saj
Më herët, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kiev njoftoi mbylljen e saj për shkak të frikës së sulmit ajror.
“Për arsye sigurie, ambasada do të qëndrojë e mbyllur dhe punonjësit do të qëndrojnë në shtëpi. Ambasada e SHBA u bën thirrje amerikanëve që të jenë të përgatitur për të kërkuar strehim menjëherë në rast të një alarmi sulmi ajror”, thuhet në një deklaratë të Ambasadës së SHBA në Kiev.
Më parë Reuters raportoi se Kievi ishte nën sulme ajrore ruse ndërsa sistemet ukrainase kundërajrore përpiqeshin të kundërshtonin sulmet.
Dëshmitarët okularë i thanë Reuters se dëgjuan shpërthime të shumta./vizionplus.tv