Frikërat e Saliut
Kanë kaluar 22 vjet kur shqiptarët u gëzuan dhe u entuziazmuan duke shpresuar se rrëzimi i komunizmit do tiu binte lirinë e shumëpritur dhe ndërtimin e një jete të re, si ajo e shoqërive perëndimore dhe strukturave Euroatlantike.
Kaluan 20 vjet të mbushura plot me zhgënjime të një tranzicioni të tejzgjatur dhe të pafund, duke i lënë shqiptarët me gisht në gojë në një udhëkryq në dyert e Europës, vetëm dhe vetëm se kanë, fatkeqësisht, në krye të vendit, një antishqiptar, i cili e urren thellë në shpirt popullin e vet, njeriun antieuropian dhe antiamerikan që rrallë gjendet edhe në vendet e tjera.
Kush është në të vërtetë antishqiptari Sali Berisha?
Nëpërmjet një dokumenti të arkivave të inteligjencës, i publikuar së fundmi, Sali Berisha rezulton të jetë një agjent i vjetëruar i UDB-së, që ka hartuar strategjinë e shkatërrimit të kombit shqiptar dhe po lufton ta bëjë atë realitet. Ky është njeriu që po e mban situatën destruktive dhe gjendjen e tensionuar në Shqipëri, për të sabotuar stabilitetin në Kosovë, zhdukjen e të drejtëve të shqiptarëve në Maqedoni, zgjidhjen e çështjes çame, si dhe shkatërrimin e pronave të shqiptarëve në tërësi.
Sali Berisha është vazhdimësi i të parëve të tij në veprimtari antikombëtare, të cilët në momentet historike i kanë vënë zjarrin malësisë së Gjakovës dhe më pas gjithë Kosovës për llogari të Serbisë. Tashmë po vazhdojnë ti vënë zjarrin gjithë kombit shqiptar për shkak të mbiemrit të tyre. Për këtë e shumë fakte të tjera tronditëse, gjenden në SHISH dy dosje, njëra 1200 faqe dhe tjetra 700, të Milicës, Rexhepit dhe implikimeve të tua Sali.
Krimet e tua të hapura Sali kanë kanë nisur që më 2 prill 1991 në Shkodër me vrasjen e Arben Brocit dhe ndëshkimin e disa burrave të ndershëm dhe të pafajshëm gjë që ti ua ke borxh gjithë jetën tënde.
Me ardhjen tënde në pushtet në vitin 1992 në krye të shtetit ti Sali fillove aksionin për shkatërrimin e plotë të Shqipërisë, duke shkatërruar gjithçka me vlerë të ndërtuar me gjakun, mundin dhe djersën e shqiptarëve gjatë 50 vjetëve të komunizmit. Pasuri që duhej të ishte në shërbim të qytetarëve dhe padyshim në duart e shqiptarëve.
Ti Sali, për të arritur qëllimet e tua ndërtove struktura të posaçme ku synim kryesor ishte tortura për të siguruar me çdo kusht informacionin dhe më pas të ndëshkohej dhe terrorizohej personi që dinte diçka mbi ty apo të kaluarën tënde. Psh, Ylli Vehbiu, i cili me ardhjen tënde në pushtet u largua për në SHBA, sepse e dinte mirë rrezikshmërinë e sëmundjes tënde. Kjo për faktin se të ka kuruar për vite me radhë bashkë me Ilir Gjylbegun.
Por kjo vazhdon me tragjedinë e Remzi Hoxhës, që ende të ndjerit nuk po i gjenden kockat dhe të ketë një varr ku familja ti bëjë nderimet që i takojnë. A mendon se shqiptarët janë aq të paditur saqë të mashtrohen se sekretin e dosjes Remzi Hoxha e di vetëm Shaqa Shatri (Ilir Kumbaro)!?
Për fat të mirë kaseta e regjistrimit që Remzi Hoxha dispononte mbërriti më parë në dorën e ustallarëve dhe shumë shpejt ti Sali do të përballesh me të me drejtësinë. Ti Sali me ndihmën e UDB arrite tua hedhësh edhe amerikanëve, duke u prerë dorën që ata të dhanë. Lidhjet e tua me fondamentalizmin islamik, trafikun e armëve me Iranin, Sirinë, Libinë etj, strehimi i terroristëve të shumëkërkuar dhe të rrezikshëm, financimi i miliona dollarëve nga terrorizmi bëri që ti të realizoje planin tënd për ta mbytur Shqipërinë në gjak. Në këtë kohë pseudonimi jot u ndërrua nga Penicilina në Bisturia.
Në vitin 1995 një burrë i nderuar që mban gradat Doktor Profesor, (nuk po e përmend në emër, pasi dihet se çfarë e pret nga hakmarrja jote primitive), por po them, që është ish-profesori juaj. Ky njeri më ka thënë mua: Ah mor bir, mos u mërzit, se kur bëhet bytha kuzhinier mjerë këtë popull që se di se çfarë e pret. Ai e kishte fjalën për ty Sali. Në të vërtetë ndodhi ajo që pritej. Në 1996 sëmundja jote psikike e bëri punën e vet, së pari mbi opozitën e atëhershme duke dhunuar dhe masakruar atë, vetëm për të mbajtur me forcë pushtetin që nuk e gëzuat se e humbët me turp në 1997, duke shkatërruar shtetin për 24 orë dhe hapët luftë civile. Ju direkt jeni fajtor për humbjen e mijëra jetëve njerëzore. Kjo nga deliri i madhështisë, hakmarrjes dhe shkatërrimit, me simptoma arritjen e qëllimit duke përdorur të gjitha mjetet.
Për këtë sëmundje ti Sali je kuruar në Austri nga Partia e Punës. Me humbjen e pushtetit tënd ti Sali rrezikoje të dilje përfundimisht nga politika dhe sëmundja jote agravoi ndryshe duke ngrënë njerëzit e tu si më 14 shtator 1998, kur i vure zjarrin Shqipërisë se ashtu i duhej Serbisë dhe ti me çdo kusht do të mbeteshe në politike. Dhe kështu vazhdove sa ishe ne opozitë duke mbjellë viktima sa majtas dhe djathtas. Derisa më 2005 Fatos Nano dhe Ilir Meta të dhuruan pushtetin sepse atëherë erdhi koha e bashkëpunimit të hapur me ty në kurriz të popullit. Nuk e di pse çuditërisht koha veproi për ty, por një gjë e di saktë. Thënia e profesorit të nderuar u bë realitet. Ti nuk je kuzhinieri i vetëm, me ty janë edhe këta të dy.
Dhuna dhe terrori psikologjik sot vazhdon të jetë i destinuar të shkatërrojë individin dhe pastaj për ta përdorur personin e vrarë shpirtërisht si dëshmi të përhapjes së terrorit në të gjithë pjesën tjetër të shoqërisë. Kështu veprove me Kosta Trebickën dhe deputetin Fatmir Xhindi, apo ekzekutimin e disa kryetarëve te komunave, vrasjen masive në Gërdec, me gjobëvënie për mbylljen e televizionit Top-Channel, me mbylljen e gazetës Tema dhe sulmin hakmarrës ndaj botuesit Mero Baze, deri tek 4 viktimat e pafajshme të 21 janarit.
Sali, koha jote dhe e Fazlliçëve mbaroi. Erdhi fundi këto dhe shumë fakte të tjera të rënda për ty do të ballafaqohen në institucionet e drejtësisë ku ti dhe benjaminët e tu do të jepni llogari. Sali erdhi koha që shqiptarët të marrin frymë lirisht në trojet e tyre dhe të mendojnë për të ardhmen e tyre europiane, pa patur me frikë se në krye kanë xhelatin.
Sali frikërat e tua qëndrojnë në faktin se ty të pret një ndëshkim më i rreptë se ai i miqve të tu: Gadafi, Ben Ali, Mubarak, etj. Frikërat e tua janë të shumta. Bisturia mbaroi, por mos u ndiej keq se fundi jot nuk do të jetë më i mirë se ai i Milosheviçit në Hagë.
