Frikësohet për fëmijët
Nga Express më 26 maj 2011 në ora 14:12
Brad Pitt është “duke e ndier frikën në palcë”, sepse mendon se fëmijëve të tij mund t’u ndodhë ndonjë gjë.
Aktori rrit gjashtë fëmijë me partneren e tij, Angelina Jolie dhe vazhdimisht thotë se frikësohet se mund t’u ndodhë diçka fëmijëve të tij dhe familjes.
“Gjërat ndryshojnë saora. Sigurisht, që unë frikësohem si gjithë të tjerët”, i ka thënë Brad gazetës britanike “The Sun”, kur është pyetur për ndikimin që kanë fëmijët në jetën e tij.