E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dje tentuan te me grabisin ne mes te dites

shte folur dhe diskutuar shume per grabitjen e celulareve dhe te cantave nga njerez te ndryshem gati cdo dite ne Tirane. Ky fenomen po i shtohet gjithnje e me shume kryeqytetit duke rritur ne kete menyre pasigurine tek qytetaret. Mund ti ndodh cdokujt qe te bjere pre e ketyre akteve. Krahas vjedhjeve qe ndodhin ne oret e vona te darkes kohe e cila perdoret gjithnje nga keqberesit aksionet e tyre per te marre pronen e tjetrit nuk njohin as kohe dhe as vend. Keshtu me ndodhi edhe mua teksa po ndiqja rrugen per ne pune. Kisha degjuar dhe lexuar per vjedhjet qe u behen qytetareve ne transportin urban apo ne zona jo shume te populluara por pre e kesaj metode rashe edhe vete.

Isha duke ecur perball lokalit Taivan. Ishte ora 11 pa 5 minuta e paradites dhe kishte nje qarkullim te madh te njerezve dhe te automjeteve. Pergjate gjithe rruges lokalet ishin te mbushura me njerez te cilet shfrytezonin rrezet e diellit pranveror nen shoqerine e miqve dhe familjareve. Nga ana tjeter e asaj rruge ndodhet nje hapesire e gjelber qe shfrytezohet nga familjare te cilet argetohen me femijet e tyre dhe persona te rinj te apasionuar pas kafsheve shtepiake te cilet shkembejne fjale me njeri-tjetrin.

Ne njeren dore po mbaja canten ndersa ne tjetren kisha telefonin tim celular nje telefon i ri pas vjedhjes se te parit nje muaj me pare gjate perdorimit te transportit urban. Papritur tek ecja qetesisht ndjej nje dore qe me shtrengon fort. Si per inerci nuk lejova qe dora e nje personi tjeter te me merrte dicka qe ishte e imja. Megjithese nuk pranova ta leshoj djali qe kerkonte te me merrte celularin insistonte dhe ushtronte force ne doren time per ta marre.

Shume persona te pranishem filluan te perqendroheshin ne ate qe po ndodhte perpara syve te tyre. Pas pak sekondash u detyrove te leshoj telefonin tim dhe personi vrapoi per ne ambientet e poshtme te nje lokali aty prane. Njerezit e pranishem e vune re gjithcka dhe nje person rreth te 50-tave e ndaloi djaloshin e ri si per te me vertetuar qe ne kete qytet ka akoma solidaritet mes qytetareve ndonese gjithnje e me rralle mund at hasesh kete vitet e fundit. Disa metra me tutje mesoburrit qe e ndaloi hajdutin iu bashkua edhe nje grup te rinjsh te cilet e kishin pare gjithe skenen dhe nisen ta mbanin ne vend hajdutin.

Dhjetera metra me tutje ndodheshin disa punonjes te Policise Rrugore. Vemendja e tyre u terhoq nga grumbullimi i disa peronave ne nje hapesire te vogel qe linte te kuptohej se dicka po ndodhte aty. Dy-tre punonjes te forcave te Policise Rrugore moren ne ruajtje personin i cili vazhdonte te mbante ne duart e tij telefonin tim. Madje ai nisi edhe te qellonte mbi forcat blu dhe ti ofendonte me sa te mundte edhe pse ata po kryenin vetem detyren ndonese ata ishin police te qarkullimit rrugor dhe jo efektiva te rendit.

Pas 10-15 minutash qe kishte ndodhur ngjarja Policia e Shtetit erdhi per te arrestuar ne flagrance autorin e ngjarjes. Per kete ceshtje bera denoncimin perkates prane organeve kompetente. Gjate nje bisede me oficerin e policise gjyqesore ku une bera denoncim me treguan se kohet e fundit ka pasur nje shtim te rasteve si ajo qe me ndodhi mua por sipas tij Gjykata dhe Prokuroria nuk iu jep denimin e merituar duke i lene te lire.

Grabitesi qe me sulmoi mua mund te jete serish neser ne rruge dhe pre e tij mund te jete kushdo sidomos ata qe jane me te brishte. Askush nuk do te deshironte te ishte pjese e nje historie te tilla te cilat mund te perfundonin edhe me keq. Gjithsesi arrita te kuptoj se ne kete bote ka edhe njerez te mire si nje mesoburre rreth te 50-tave dhe dy djem te rinj te cilet arriten te ndalojne nje keqberes.

Gjithashtu falenderoj edhe forcat e policise rrugore te cilet nderhyne menjehere per te me ardhur ne ndihme. Shpresoj qe keto ndodhi jo vetem te shemtuara por edhe tronditese te mos ndodhin me. Por te pakten mund te kemi akoma shprese se ne kete qytet solidariteti njerezor nuk eshte zhdukur perfundimisht por vazhdon te jete mes nesh...


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›