E Diel, 1 Nëntor 2026

Friteza shkrumbon dyqanin, energjia banesen

Dy zjarre qe kane rene dje ne Tirane dhe ne Malesi te Madhe kane shkrumbuar nje lokal dhe banese, po per fat te mire pa viktima ne njerez. Ngjarja e pare eshte shenuar diten ne shkollen e mesme “A. Z. Cajupi” ne kryeqytet, kur flaket kane perfshire dyqanin fast-food, qe gjendet ngjitur me objektin, ne katin e pare. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes bene te ditur se nderhyrja e shpejte e sherbimeve zjarrfikese beri te mundur ne pak caste shuarjen e flakeve te rena pas nje friteze te harruar ndezur ne dyqan. Zjarri u konstatua ne mengjes pak perpara se te fillonte ora e mesimit ne kete shkolle. Zjarri u be shkak per nderprerjen per pak kohe te procesit mesimor, i cili rifilloi menjehere pas normalizimit te situates. Nderkohe qe ne Malesi te Madhe eshte djegur nje banese, si pasoje e nje qarku elektrik, duke lene ne qiell te hapur pese pjesetaret e familjes Vecaj. Ngjarja ka ndodhur oret e vona te mbremjes se marte, ne fshatin Vrith, komuna Shkrel. Demi i material arrin ne rreth 1,5 milione leke.
A.C/R.Ll

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›