Sherr ne prag Shen Valentini, plagos te dashuren per xhelozi
Grindja per shkaqe xhelozie, vetem nje dite para festes se Shen Valentinit, eshte bere shkak qe nje i ri te qelloje me pistolete tip “TT” mbi vajzen, me te cilen bashkejetonte prej disa muajsh. Eder Gruda, 22 vjec, eshte arrestuar oret e para te mengjesit te djeshem per akuzen e vrasjes se mbetur ne tentative te 20-vjecares, emri i se ciles nuk publikohet per arsye sigurie. E plagosura eshte derguar me urgjence ne spitalin e Shkodres dhe gjendet jashte rrezikut per jeten. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 03:20 te mengjesit te djeshem, ne lagjen “Vasil Shanto” te qytetit, shume prane qendres, kur salla operative eshte njoftuar per te shtena e te plagosur. Burime zyrtare te policise thane se motivi i ngjarjes dyshohet te jete debati per shkaqe xhelozie mes ciftit, qe jetonte ne nje banese te marre me qira prej disa muajsh.
Nje sherr banal eshte bere shkaku i incidentit te rende, pasoje e te cilit ishte plagosja me disa plumba e 20-vjecares. Policia mori deshmite e fqinjeve, familjareve dhe te dyshuarit per kete krim, duke ngritur edhe pistat e para te hetimit. Ne banesen e ciftit, deri vone pas mesnate jane degjuar debate te ashpra ne fjale e fyerje, qe jane pasuar me nje te shtene arme dhe me pas disa te tjera. Fqinjet kane gjetur trupin e pergjakur te vajzes, qe kishte marre plage ne kraharor edhe ne kembe. I riu 22-vjecar nuk ka bere asnje hap nga dera e shtepise, derisa aty mberriten uniformat blu, qe i vune edhe prangat per “vrasje te mbetur ne tentative” dhe “armembajtje pa leje”.
R.Llazari
I arrestuar:
Eder Gruda, 22 vjec
Sekuestruar:
Arma e krimit, pistolete tip “TT”
Akuzat:
“Vrasje e mbetur ne tentative”
“Armembajtje pa leje”
Dashuri ne gryken e armes
Eriola Hazizolli
Perpjekjet e deshtuara per t’u rilidhur me ish-te dashuren, per pak sa nuk jane kthyer ne nje tragjedi. Nje vajze 24-vjecare, nga Kucova, ka denoncuar ish-te dashurin e saj 26- vjecar, se e ka kercenuar per vrasje me arme te dera e shtepise, per shkak se ajo kishte refuzuar te ribashkohej. Kallezimi eshte bere dje ne policine vendore, nderkohe qe Alketa G., ka rrefyer per gazeten historine e saj dhe rrezikun qe i eshte kanosur prej javesh. Edhe pse ishte shoqeruar me pare ne polici, i dyshuari A. Marra nuk i ishte bindur keshilles per ta lene te qete 24-vjecaren. Diten e djeshme, vajza eshte paraqitur edhe ne Drejtorine e Policise se Beratit per te kerkuar ndihme dhe nderhyre qe agresori te ndalohej, pasi kishte tentuar ta vriste me arme zjarri.
“Ai me kercenon vazhdimisht qe prej disa muajsh, pas ndarjes tone dhe kerkon ribashkim. Shkak per kete ndarje eshte bere xhelozia dhe une tashme kerkoj ndihmen e policise”, ka thene Alketa ne denoncimin qe ka bere. Madje, ne shpjegimet e dhena per agjentet e policise, 24-vjecarja ka thene se edhe here te tjera ishte kercenuar me arme nga ish-i dashuri, me banim ne qytetin e Kucoves. Burime zyrtare te policise se Beratit thane se kallezimi po vleresohet nga nje grup agjentesh dhe eshte bere shpallja ne kerkim e te dyshuarit per te zbardhur kete konflikt. E pyetur per arsyen e ndarjes nga i riu, vajza ka thene se ai e shqetesonte here pas here, duke shfaqur edhe shenja te theksuara te xhelozise. Pas shume debatesh, ajo kishte vendosur nje muaj me pare t’i jepte fund lidhjes.
Vendimi per ndarjen nuk eshte pritur mire nga 26-vjecari A. Marra. Ai ka kundershtuar duke pretenduar qe lidhja ne cift te vazhdonte, pasi nuk kishte shkaqe per ndarje. Vajza ka rrefyer se, here pas here i riu shfaqej para baneses se saj ne Kucove dhe me nje arme ne dore e kercenonte se do ta vriste, nese nuk vazhdonte lidhjen. Situata eshte kthyer ne nje shqetesim edhe per prinderit e 24-vjecares, qe ka kerkuar ndihmen e policise. “Pas denoncimit ne policine e Kucoves, ai u shoqerua dhe me pas u la i lire”, ka thene Alketa G., gjate denoncimit te dyte. Megjithese i riu ishte keshilluar te mos e shqetesonte me ish- te dashuren, dy dite me pare ai mesohet te kete ndermarre serish te njejtin akt. Me nje arme, tip cifte, Marra ka shkuar ne shtepine e vajzes, duke e kercenuar me jete, nese nuk ribashkoheshin.
“Po kerkojme te dyshuarin”
Menjehere pas denoncimit te 24 vjecares Alketa G., policia e Beratit nisi verifikimet per akt-shoqerimin e pare te A. Marres ne policine e Kucoves dhe kerkimet per shoqerimin e tij. Vajza ka thene se ka pare si rrugezgjidhjen paraqitjen ne drejtorine e policise dhe se ndihej ne rrezik se bashku me familjen. Burime nga policia thane dje, per gazeten “KJ”, se, “menjehere kane nisur hetimet rreth ketij denoncimi dhe po kryhet lokalizimi e procedimi penal i te dyshuarit”.