E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fritzi, mostër falë Hitlerit

 

Jozef Fritz, 73-vjecari baba-mostër është justifikuar duke nxjerrë në pah edukimin e tij nazist. Kjo është deklarata e tij në revistën austriake News dhe rrëfimi i tij është filmuar nga siti i Sun ku ai ka thënë se: "Kisha instikte incesti kundrejt nënës sime". Takimi fatal me Adolf Hitlerin në moshën 3-vjeçare kur Fyhreri vizitoi Austrinë, ndikoi jashtë mase në fëmijërinë e tij.

"Jam rritur në kohët e nazizmit, atëherë një disiplinë e fortë ishte shumë e rëndësishme- i ka shjeguar Fritz avokatit të tij, Rudolf Majer- me sa duket kam marrë diçka në mënyrë të pandërgjegjshme. Dhe pastaj nuk jam një mostër, siç më prezantojnë sot mediat". Fritzi ka pranuar edhe se në rini ka pasur ndjenja incesti për nënën e tij, 'gruaja më e mirë në botë, një grua e fortë, që më ka edukuar sipas disiplinës, rregullit dhe zellit'. Pikërisht gruaja që la të shoqin kur Fritzi ishte 4 vjeç dhe e edukoi sipas vlerave naziste. Saqë fëmija ngeli i shtangur nga vizita e Fyhrerit në vendin e tij në Amsteten në 1938.

Ndërsa për sa i përket martesës me Rosemarinë ai ka deklaruar se është martuar me gruane tij sepse 'dëshira ime më intime ishte të kisha shumë fëmijë dhe ajo më dukej gruaja e duhur'. Por u krijua një jetë e dyfishtë në kantinën e shtëpisë së tij ku ai burgosi për 24 vjet të bijën. "E dija vazhdimisht, në këta 24 vjet se ajo që po bëja ishte e gabuar, se duhej të isha i çmendur që bëja diçka të tillë. Por për mua u bë dicka e zakonshme të bëja një jetë të dyfishtë në bodrumin e shtëpisë", ka treguar Fritzi.

Rrëfimi i tij shokues justifikon edhe kërkesën e tij drejtuar avokatit mbrojtës " Dua vetëm një gjë: të paguaj për atë që kam bërë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›