E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, disa zona pa energji elektrike

 

TIRANË- Nënstacioni elektrik i Selitës në Tiranë është në proces rikonstruksioni. Për këtë arsye gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të gjata të energjisë elektrike. Këtë ka bërë të ditur Korporata Elektroenergjitike Shqiptare. Sipas KESH-it zona e Kombinatit, Misto Mames, Yzberishtit, Uzinës Enver, rruga "Babë Rexha" dhe kopshti botanik do të jenë pa energji elektrike deri në orën 13 : 00 të ditës. Ndërkohë që ndërprerja ka filluar që në mëngjesine ditës së sotme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›