Frizurat “Ekstreme”

Kur jemi te stili i flokëve, në Prishtinë kohëve të fundit po flitet shumë për sallonin UniSex, pronar i të cilit është Ngadhnjim Gllasoviku i njohur me nofkën “Nice”..
Nice ka hapur sallonin e tij rreth një vit më parë. Ai ka kryer shkollë për këtë mënyrë të prerjeve të flokëve në akademinë UniSex në Gjermani. Më saktë, ai ka të mabruar kurs për teknika të prerjes së flokëve apo “hair tatoo”.
Nice për Express Rozë tregon se në sallonin e tij bën prerjen e flokëve me “ekstreme”dhe bën manovrime të flokëve me dizajne (vizatime) të ndryshme.
“Mënyra se si i presim ne flokët bëhet me shumë delikatesë dhe me shumë kujdes të veçantë”, tha ai.
Ndërsa, sa i përket moshave të cilët e vizitojnë këtë sallon, janë rreth 17-30 vjet, tha Nice.
Ai tregon që koha për një prerje më interesante të flokëve apo për vizatime është 30 minuta, ndërsa çmimet sillen rreth katër euro deri në 20 euro. Varet nga mënyra se si dëshiron klienti t’i presë flokët.
Nice gjithashtu tregon që salloni i tij frekuentohet edhe nga artistët dhe këngëtarë të ndryshëm, por kohëve të fundit më shumë është vizituar nga adoleshentët, sidomos pasi ata kanë mbaruar shkollën e mesme dhe dëshirojnë që në mbrëmjen e maturës të duken sa më interesantë.
Ai përveç që bën prerje “ekstreme” të flokëve, “shfaq” edhe një lloj shou për klientët e vet. Mënyra se si ai manovron me dy palë gërshërë në të njëjtën kohë është shumë interesant dhe atraktive, gjë që klientin e tërheq shumë.
“Duhet të kemi shumë kujdes kur ne përdorim dy palë gërshërë, sepse mund edhe të shkaktojmë lëndime, por fatmirësisht kjo gjë ende nuk ka ndodhur dhe nuk besoj që do të ndodhë”, tha Nice.
“Frizura më ekstreme që unë e kam bërë ka qenë me një vajzë. Ajo ka bërë prerjen e stilit funky style hair. Dhe të them të drejtën është më lehtë të manovrohet me flokë të gjata se të shkurtra, por femrat nuk e duan edhe aq shumë “rrezikun”.
“Këto stile të flokëve, siç ne i quajmë prerje teknike, apo ‘hair tatoo më shumë preferohet prej atyre njerëzve që dëshirojnë të duken më urban ose më me stil”, thotë Nice.
Ky lokal është njëri prej lokalëve të vetme në Kosovë që ka ofruar një stil të tillë të flokëve. Ndërkaq, Nice thotë se është duke menduar për të mbajtur një show në qendër të Prishtinës, për të bërë frizura të këtilla.