E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballack e Cole e lënë Chelsean

Michael Ballack dhe Joe Cole nuk do të jenë më pjesë e ekipit anglez Chelsea. Lajmin e ka bërë të ditur klubi londinez përmes ueb faqes së vet zyrtare.

Mesfushori gjerman dhe ai anglez nuk kanë arritur marrëveshje me kampionin e ri anglez për vazhdimin e kontratës, andaj ata si futbollistë të lirë në muajt e ardhshëm mund ta zgjedhin ekipin e ri.

Për veteranin Ballack flitet se mund t’u bashkohet gjermanëve të Schalkes, kurse Cole kërkohet nga Arsenal dhe Manchester United.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›