E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Frrok Çupi: Primaret në PD, një farsë. Askush nuk është i entuziasmuar

Analisti Frrok Çupi i cilëson një farsë primaret që do të zhvillohen në Partinë Demokratike.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi u shpreh se askush nuk është i entuziasmuar për këtë proces.

“Janë thjesht numra, nuk përcjellin, nuk kanë forcë gravitacioni. Pse ikin njerëzit e Bardhit? Nuk ka gravitet. Doktori nuk shikon gjë përtej Bardhit, nuk ka lidhje, është një lloj farse. Kështu është e tëra Partia Demokratike. Nuk ka vijë lidhëse. Veçoritë e secilës zonë, nuk e marrin në konsideratë. Këtë trajektore merr edhe anëtarësia e Partisë Demokratike. Asgjë nuk ndizen në sytë e tyre, asgjë nuk sjell të re Partia Demokratike, askush nuk entuziasmon”, theksoi ai./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›