Frroku nga Selaniku: Rama s'më ka kandiduar për deputet
Të tjera rreth shkrimit 30 ditë burg hajdutit të makinës Kur degjeneroi konflikti disavjeçar mes Lamajt dhe Frrokut? Policia greke: Ja si i arrestuam Frrokun e Jakun Burg Jakut për armë pa leje, Frroku i vetmi i akuzuar për vrasjen e Lamaj Vrasja dhe arrestimi autorëve brenda 24-orësh
TIRANE- Biznesmeni Arben Frroku i akuzuari i vetëm për vrasjen e krykomisarit Dritan Lamajt sot paradite doli në Gjykatën e Selanikut. Arben Frroku u ndalua më 25 shkurt në Selanik së bashku me Jak Jakun, një ditë pas vrasjes së komisarit Dritan Lamaj. Policia e Selanikut deklaronte se Arben Frroku ishte ndaluar në Greqi pas një kërkese zyrtare nga pala shqiptare pasi kërkohet për vrasjen e një komisari të lartë të Policisë së Shtetit Shqiptar, duke iu referuar ish-shefit të komisariatit numër 6 Dritan Lamaj.
Policia greke me pas thekson se personi tjetër i arrestuar 31- vjeçari Jak Jaku akuzohet nga pala shqiptare vetëm për armëmbajtje pa leje. Ndërkohë që në momentin e arrestimit iu gjetën dhe një sasi lëndësh narkotike duke ngritur akuzën ndaj tij për posedim të lëndës narkotike.
Avokati i cili mbron Arben Frrokun në gjykatë deklaroi se klientët e tij janë të pafajshëm dhe nuk pranojnë vrasjen. Në një prononcim për median ai ka mohuar.
Deklaratat e zëdhënësit të Minsitrisë së Brendshme i cili dje u shpreh se Arben Frroku kishte lidhje të ngushta me liderin e opozitës e deputetët e tij, madje i kishte propozuar se do ta kandidonte për deputet.
“Rama s’më ka kandiduar për deputet jam demokristian”- është shprehur Frroku sot paradite para se të hynte në gjykatën e Selanikut.
(sg/shqiptarja.com)