E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, ftese Frrokut per deputet te PS-se

“Z. Rama, sqaro opinionin publik, perse vetem dy jave me pare ju takuat te dyshuarin Frroku dhe a i premtuat se do ta benit deputet?” Keshtu ka deklaruar diten e djeshme zedhenesi i Ministrise se Brendshme, Leonard Olli ne nje konference per shtyp, i cili shtoi se ky dikaster ka urdheruar hetimin e plote dhe te detajuar te te gjitha lidhjeve te autorit te dyshuar per vrasjen e Kryekomisar Dritan Lamaj. “E ndersa te gjitha agjencite e zbatimit te ligjit jane angazhuar ne zbardhjen e kesaj ngjarjeje tragjike, z.Rama dhe “rilindesit” e tij, te turrur si hiena per te ushqyer politiken e tyre nekrofile, bejne sikur qajne, duke derdhur lot krokodili per te ndjerin Kryekomisarin Lamaj, qe ne dhjetera raste e kishin cilesuar si bandit. Z. Rama u shfaq serish para publikut, ne intimidim te plote te Policise se Shtetit. Por, a s’ishit ju z. Rama qe derguat kasnecin Tahiri per te organizuar protesta kunder shefit te komisariatit nr. 6, ne Kombinat, ne mbrojtje te te akuzuarit? A s’ishte Tahiri yt, qe jepte konferenca shtypi pa fund, duke e akuzuar paturpesisht Kryekomisarin Lamaj, gjate ushtrimit te detyres se tij, si bandit dhe kriminel?”, deklaroi Olli, i cili i ka kerkuar z.Rama te sqaroje qytetaret shqiptare, pse pas takimit te tij me te dyshuarin, z.Tahiri ka darkuar dhe biseduar me te ne nje lokal, te dy kullat, ne qender te Tiranes, nga ora 20:30 deri ne oren 02:30 te mengjesit dhe cfare eshte biseduar ne ate darke? Olli deklaroi se Rama ka per qellim prishjen e hetimeve dhe mbrojtjen e te dyshuarit per vrasjen e kryekomisarit.

Vrasja e Lamajt, nje deshmitar i vlefshem

Nje person ka qene fare rastesisht shume prane vendit ku u ekzekutua kryekomisari Dritan Lamaj, mbremjen e dates 24 shkurt duke u kthyer ne deshmitarin me te rendesishem te hetimit. Per shkak te rendesise se ceshtjes, nuk behet i ditur identiteti i deshmitarit, por burime te prokurorise thane se ai ka pare te gjithe skenen e vrasjes se kryekomisar Dritan Lamajt. Ai ka deklaruar jo vetem te dhenat e mjetit, por edhe te dhena fizike per autoret. Te njejtat burime shtuan se personi ka qene shume afer autoreve dhe ne momentin qe ata kane hapur zjarr, ai eshte shtrire ne toke, veprim i cili eshte pare edhe nga banoret e tjere te zones. Sipas prokurorise, deshmia e ketij personi ka qene mjaft e vlefshme per zbardhjen e ngjarjes. Nderkohe qe policia ka mbledhur edhe deshmi te tjera ne vendngjarje.

Greqi

Ministria e Brendshme Greke me ane te nje deklarate, beri te ditur se Arben Frroku eshte arrestuar mengjesin e dates 25 shkurt ne nje hotel ne Selanik, si i dyshuar per vrasjen e nje oficeri te larte te policise shqiptare. Bashke me te dyshuarin, policia greke njofton se ka arrestuar edhe shtetasin Jak Jaku. Bashke me ta ishte dhe nje shtetas tjeter denuar me 8 vjet e 6 muaj burg per trafik droge, te cilit iu gjeten dhe sekuestruan nje pistolete dhe nje sasi kokaine me peshe 3,4 gram.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›