E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frutat dhe perimet me hormone, asnjë kontroll për mishin dhe bulmetet

Sokol Çobo

Produktet bujqësore janë me hormone, duke sjellë pjekjen e parakohshme të tyre. Ato kanë efekte anësore

Në shumë tregje në rrethe e Tiranë kushtet janë skandaloze, shitet në rrugë e në vapë dhe në mes të pluhurit

Vëzhgim në Tiranë e në disa rrethe

Ushqimet e shqiptarëve

Familjet vijojnë të konsumojnë ushqime të pakontrolluara

Në ditët më të nxehta të vitit dhe në kulmin e prodhimeve bujqësore, shqiptarët vijojnë të konsumojnë produkte të pakontrolluara. Sipas një vëzhgimi të gazetës Shqip në disa rrethe, produktet bujqësore janë rritur dhe pjekur me hormone, ashtu si edhe frutat, ndërsa nuk ka një kontroll për mishin dhe bulmetet, që vijojnë të shiten edhe në rrugë apo në një vapë përvëluese pa kushte frigoriferike. Edhe në Tiranë, produktet bujqësore shiten në rrugë, apo edhe në tregje të pakontrolluara. Një nga produktet bujqësore më të konsumuara është domatja. Nga vëzhgimet ka rezultuar se fermerët e spërkasin bimën dhe kokrrën me stimulues pjekjeje (hormone), çka sjell pjekjen jo normale. Ndërkohë, shalqiri rezulton se një pjesë që tregtohet është gjysmë kungull. Bujqit e shartojnë bimën dhe i vendosin krahëza kungulli. Shalqiri është shumë i kuq, rritet me përmasa të mëdha, por nuk ka shije. E njëjta pjekje ndodh edhe me disa fruta. Të gjithëve besoj se na ka qëlluar që pjeshkat të na qullosen. Specialistët pohojnë se në këtë rast pjeshka është pjekur me hormone. Nëse pjeshka çahet në dysh dhe nuk qulloset, ka një pjekje natyrale. Ndërkohë, hile ka edhe pjekja e rrushit, ku vreshtat spërkaten me hormone që ndihmojnë pjekjen sa më parë. Shpeshherë lufta bëhet kush e pjek më parë rrushin, me qëllim që të kapin edhe çmimin për kilogram të lartë. Ndërkohë, edhe tregu i mishit ka probleme. Veterinerët i injektojnë kryesisht viçit në qafë hormone, me qëllim rritjen dhe fryrjen e viçit. Kemi dëgjuar raste që disa persona janë fryrë, pasi kanë konsumuar mishin në pjesën e qafës. s. ç.

Tiranë

Frutat dhe perimet nuk e kanë shijen e dikurshme

Në kryeqytetin shqiptar ka dhjetëra tregje që shesin produkte bujqësore. Prodhimet vijnë kryesisht nga jashtë, por ka edhe prodhim vendas, kryesisht nga Lushnja. Ajo që vihet re te banorët është se produktet nuk kanë të njëjtën shije si para disa vitesh, pasi fermerët po përdorin hormonet në produktet e tyre. Për këtë problem ka pasur dhjetëra ankesa, megjithëse nuk është ndërmarrë asnjë masë ndaj këtyre subjekteve. Ndërkohë, situata duket alarmante në tregtimin e mishit dhe të bulmetit, të cilët nxirren madje edhe jashtë dyqaneve për ekspozim. Në këtë stinë të nxehtë, këto produkte mund të prishen nga temperaturat e larta dhe rekomandohet që të mbahen në kushte frigoriferike. Specialistët u bëjnë thirrje konsumatorëve që ti kontrollojnë më parë produktet, pasi ekziston mundësia që të jenë të prishura.

Durrës

Tregtimi i mishit, jashtë kushteve higjieno-sanitare

Tregtimi i mishit në Durrës bëhet jashtë kushteve higjieno-sanitare. U bëhet thirrje familjeve që të mos e konsumojnë mishin e gjësë së gjallë që theret para dyqaneve, thuajse në rrugë në mes të pluhurit dhe ndikimit të agjentëve atmosferikë. Në qytetin e Durrësit mungon edhe një thertore që të disiplinojë therjet dhe cilësinë e tregtimit të mishit. Ndërkohë, Agjencia e Kontrollit Ushqimor mësohet se ka kallëzuar në prokurori 10 subjekte që tregtojnë mishin jashtë kushteve minimale higjieno-sanitare përgjatë aksit rrugor Nikël-Thumanë. Ndërkohë, situata në shumë prej njësive tregtare lë për të dëshiruar. Kontrollet janë përqendruar më shumë në zonën e plazhit. Rrezik potencial janë shitësit ambulantë të akulloreve, byrekëve me vezë, gjizë dhe mish, të cilat nën ndikimin e temperaturave të larta kthehen në rrezik për shëndetin e konsumatorëve. v. q.

Elbasan

Produktet blegtorale dhe bujqësore shiten në trotuare

Tregu i fruta-perimeve në Elbasan nuk ka hapësira të bollshme për plotësimin e nevojave të tregtarëve, duke bërë që shitësit informalë të zaptojnë rrugicat apo trotuaret e qytetit. Produktet blegtorale dhe bujqësore shiten në vende që nuk i plotësojnë kriteret higjieno-sanitare. Rreziku bëhet edhe më i madh, pikërisht me rritjen e temperaturave, ku produktet ekspozohen nga pluhurat dhe dielli. Në minitregjet informale shiten edhe nënproduktet e bulmetit, si gjalpi, djathi, qumështi e të tjerë. Është mjaft e vështirë që në treg të gjesh prodhime bujqësore të patrajtuara me hormone. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është në gjendje gjumi. Qumështi shitet me bidonë të ekspozuar në diell dhe pluhur. E njëjta gjë shihet qartë edhe për tregtimin e mishit, ku një pjesë e tregtarëve e shesin peshkun apo mishin e pulave në karroca dore apo furgonë. s.m.

Kukës

Problem produktet e skaduara, masa ndaj disa subjekteve

Temperaturat e larta e kanë shtuar rrezikun e helmimeve nga produktet e skaduara që tregtohen në tregun e Kukësit, si dhe të produkteve të tjera që prishen, për shkak të kushteve të dobëta të ruajtjes. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Kukës ka ushtruar një numër kontrollesh dhe janë sekuestruar të gjitha produktet ushqimore që kanë rezultuar që tu ketë kaluar afati i përdorimit. Janë sekuestruar dhe asgjësuar disa kv me ushqime të skaduara, duke përfshirë mishin e paketuar, lloje proshutash dhe sallame, bulmetet etj., duke paralajmëruar pronarët për masa me gjobë deri në mbyllje të aktiviteteve në rastet e përsëritjes. Nga ana tjetër, në ditët e nxehta të gushtit janë ushtruar kontrolle edhe për cilësinë e ujit që marrin konsumatorët duke kontrolluar sasinë e ndotjes mikrobike me kampione të marra në 12 pika fundore të sistemit, duke rekomanduar kështu edhe shtimin e sasisë së klorit në depot përkatëse. s. d.

Lezhë

Mishi tregtohet në rrugët nacionale, në mes të pluhurit

Kontrolli i specialistëve të Agjencisë së Konsumimit nga Fushë-Kruja deri në Lezhë mungon totalisht. Edhe pse ka dy vite që ka dalë një urdhër nga ana e Ministrisë së Bujqësisë për të mos lejuar tregtimin e mishit anës autostradës, deri tani një gjë e tillë nuk është ndaluar. Tregu i fruta-perimeve në Fushë-Krujë është nga më të ndoturit, ku tregtarët, shumica e tyre, shesin jashtë tregut. Në Mamurras, edhe pse tregu i fruta-perimeve është i ndërtuar, mungon uji dhe tregtarët shesin në të dy anët e rrugës. Në Laç, një treg që është ngritur ngjitur me tregun e qytetit, por që është privat, ka tërhequr më shumë tregtarët, por dhe këtu kushtet janë skandaloze. Në Milot mungon tregu. Në Lezhë është pothuajse e njëjta situata. Bashkia nuk arrin ti dërgojë tregtarët e fruta-perimeve në tregun e qytetit. Ndërsa në Shëngjin, tregu i fruta-perimeve mungon e për pasojë tregtarët shesin në çdo vend. a. b.

Shkodër

Tregu i fruta-perimeve nuk funksionon, shitet në rrugë

Prej tre vitesh tregu i fruta-perimeve në qytetin e Shkodrës nuk funksionon dhe tregtarët janë të detyruar të shesin produktet e tyre jashtë në terren, të ekspozuar nga pluhuri dhe mbeturinat e shumta që kanë rrethuar tregun. Gjendja e tregut lë shumë për të dëshiruar, përveçse tregu është shembur, ai është kthyer në një vend grumbulli mbeturinash, pse jo

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›