Beja: Shtyrja e imunitetit rrezikon statusin kandidat, të votohet sot
TIRANE - Vlerësimi nga Brukseli për notën që do t’i vërë këtë vit Shqipërisë për punën e bërë në përmbushje të detyrimeve për marrjen e statusit kandidat, nis pikërisht në muajin shtator. Për këtë arsye, sipas Fatos Bejës, kreut demokrat të komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme nëse dhe ndryshimi kushtetues për imunitetin votohet në këtë muaj, siç kërkon opozita, ai nuk do të ketë asnjë efekt tek statusi, duke e rrezikuar seriozisht dhe për të tretin vit. “Është mirë që në datën 6 të mbyllet kjo histori. Ka nevojë Shqipëria që ky vendim i Parlamentit shqiptar t’i përcillet Brukselit në të gjitha kancelaritë. Të jetë e qartë që kur të fillojë shtatori, ata fillojnë përsëri nga analiza e arritjeve. Do të ishte mirë që ta kishim në 10-11 korrik kur bëmë takimin në Bruksel. Për fat të mirë, patëm reformën elektorale”, - deklaroi Fatos Beja.
Ai gjithashtu u shpreh i hapur ndaj përgjimeve, që nëpërmjet kufizimit të imunitetit të deputetit, i mundësohen prokurorisë. “Unë nuk kam asnjë rezervë që të përgjohem në të gjitha bisedat e mia telefonike. Për sa kohë që je brenda kuadrit ligjor, asnjë merak, asnjë frikë, asnjë qytetar dhe aq më tepër një deputet i zgjedhur. Hiqet dhe justifikimi i prokurorisë se pengon imuniteti për të ecur më tej në hetimin e çdo lloj krimi”, - deklaroi Beja.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)