E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fshati Beduqas vuan mungesën e energjisë elektrike

Banorët e fshatit Beduqas të bashkisë Këlcyrë, 20 km larg qytetit të Këlcyrës shpesh herë përballen me mungesën e energjisë elektrike .Kjo është kthyer në një situatë shqetësuese për ta .Ata kërkojnë ndërhyrjen e instancave përkatëse për të zgjidhur këtë situatë.

“kemi vite që vuajm mungesën e shpeshtë të energjisë elektike.Po të bier shi apo të fryj një erë e lehtë ne mbetemi pa drita .Jemi të detyruar të përdorim dritë dore”.

Një tjetër banorë i këtij fshati thotë se , “kemi vite që përballemi me këtë situatë , jemi ankuar shpesh herë por deri tani akoma nuk kemi marrë zgjidhje “ .

“Ne kërkojmë më tepër vëmendje nga instancat përkatëse. Problemi me energjinë elektrike vjen për shkat të rrjetit të amortizuar” .  

Por ky nuk është problem i vetëm që banorët e fshatit Beduqas kanë , infrastruktura e brendshme e fshatit kërkon ndërhyrje , thonë ata .

“Duhet të rregullohet infrastruktura e brendshme e fshatit, të bëhen kanalizimet dhe të shtrohen rrugët e brendshme , pasi kur bie shi uji na vjen në banesa “ . Të shtrohen rrugët sepse janë gjithë gropa “ .

Në fashatin Beduqas aktualisht jetojnë rreth 40 familje .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›