E Martë, 3 Nëntor 2026

Fshati Dhoksat në Lunxhëri – Banorët zhvillojnë agroturizmin, përshtatin shtëpitë si bujtina

Dhoksati pjesë e projektit të “100 fshatrave turistikë”, është një prej zonave me bukuri e vlera natyrore ku dominon trashëgimia historike e kulturore.

Një fshat ky me një histori shumëvjeçare i njohur traditën e kultivimit të frutikulturës e të perimeve ku banorët e ngelur rikthehen në kohë e sjellin në vëmendje cilësinë e perimeve, të tokave të këtij fshati, shijen e të cilave e ndjenin jo vetëm në tregun vendas, por edhe jashtë vendit, kryesisht në Rumani.

I ndodhur 13 km larg Gjirokastrës Dhoksati zhvillon prej vitesh me së miri edhe agroturizmin.

Banesat e vjetra që ruajnë origjinalitetin, mikpritja e vendasve, por edhe gatimet tradicionale dhe produktet bio e bëjnë Dhoksatin të preferuar për turistët.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›