E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndërhyrje në institucionet arsimore, punimet e mirëmbajtjes do të vijojnë dhe pas nisjes së vitit shkollor

Sikurse çdo sezon veror, po ndërhyhet në mirëmbajtjen e institucioneve arsimore.

Po ndërhyhet për riparimin e një pjese të çatisë e cila ishte dëmtuar duke zëvendësuar tjegullat me të reja.

Lyerja e fasadave dhe ambienteve të brendshme do të realizohet në çdo godinë ndërsa tashmë ka përfunduar tek shkolla “Naim Frashëri” dhe shkolla e fshatit Dvoran.

Burime në Ndërmarrjen e Shërbimeve Mbështetëse të Arsimit dhe Çerdhes bëjnë me dije se ndërhyrjet do të kryhen në 78 institucione por duke qenë se këtë vit kanë nisur më vonë se vitet e kaluara, ato nuk do të ndërpriten me nisjen e vitit të ri mësimor, por do të vijojnë deri në përfundim të tyre.

Këto punime kryhet çdo vit në mënyrë që fëmijëve të sistemit parashkollor por dhe nxënësve, t’iu ofrohen kushtet optimale të mësimit.

Një punë kjo e cila vlerësohet pozitivisht edhe nga prindërit.

Ndërhyrje do të ketë gjithashtu edhe për pastrimin e oxhaqeve në ato institucione ku ngrohja në dimër sigurohet me dru zjarri

Gazetare: Geralda Sali

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›