E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fshati Zagradec së shpejti me qendër shëndetësore

Fshati Zagradec në Bashkinë Devoll , prej më shumë se 17 vjetësh nuk ka një qendër shëndetësore. Banorët e zonës detyrohen të shkojnë në fshatin Tren ose për rastet e urgjencës në spitalin e Bilishtit. Një investim i munguar ndër vite ka bërë që godina dikur ekzistuese, sot të jetë veçse një rrënojë. Kryetari i Bashksië Devoll, Eduard Duro, bën me dije se në buxhetin e vitit 2021 do të jetë dhe rikonstruksioni i plotë i kësaj godinë e cila do I jape zgjidhje problemit te banorëvë.

Një tjetër investim në këtë fshat është dhe rivitalizimi I sheshit në qendër të fshatit ku pritet të kthehet në një ambient çlodhës për banorët.

Vitin e ardhshëm kjo bashki në planet e veta ka dhe një sërë objektesh që do të rikonstruktohen në fshatra të tjerë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›