Fshatrat dhe projekti i Saliut
Njerëzimi në rrugën e tij, ka prishur dhe shkatërruar kryevepra të mendjes njerëzore: Timurlengu, rrafshoi çfarë gjeti para; arabët dogjën bibliotekën e Aleksandrisë; Khmerët e Kuq në Kamboxhia e kishin me qytetin si nocion dhe kulturën në çfarë do lloj shfaqje të saj; talebanët në Afganistan, shkatërruan statujat e Budës, dhe në përgjithësi barbarët janë armiqësorë ndaj kulturave të përparuara që gjejnë në rrugën e tyre, herë për shkak të moskuptimit, herë për ta zëvendësuar me të vetën që e quajnë më supreme dhe herë për të zhdukur memorien kolektive.
Ka shumë muaj që arkitektë, njerëz të artit, kulturës dhe njerëz të mendjes në Shqipëri, po përpiqen të gjejnë arsyen e vërtetë se pse klika që drejton Shqipërinë do të prishë ndërtesën ndërmjet Kryeministrisë dhe Lanës, që në gjuhën popullore njihet si Piramidë. Përpiqen t’iu argumentojnë vendim marrësve se pavarësisht fillesës së saj, ndërtesa nuk është një vepër ideologjike; se ja vlen të ruhet, dhe këtë kërkojnë t’ia shpjegojnë një njeriu që deri në fundvitet ’90, e ka pasur krenari biografike të jetonte në të njëjtin qytet ku ishte piramida. Kërkojnë t’i shpjegojnë se ka vlera arkitektonike, atij që ka njohuri kulturore si një magazinë pa inventar, por pavarësisht kësaj, kultura nuk është pjesë organike e tij, ndaj nuk mund ta perceptojë atë çfarë i thonë. Mundohen të gjejnë rrënjët një deliri për konkurrim me njeriun, për të cilin u nis të përjetësonte piramida, dhe t’i shpjegojnë se kjo sjellje, pavarësisht se duket sikur pastrimi terrenit ta bën më të lehtë mbetjen në kujtesën kolektive dhe memorien popullore, në të vërtetë ka efekt të kundërt, pasi një shkatërrues, nuk është mbajtur mend kurrë për mirë, por nuk ja dalin të hyjnë në psikikën e tij. Nga ana tjetër, tentativat për t’i shpjeguar diçka spikeres së parlamentit, që nuk arrin ta përmbajë ngazëllimin e qenies fitilndezëse, është dëshpërimisht e kotë, pasi hyn në materiet ku kultura nuk mund të bëjë folenë e saj.
Të gjithë mundohen të gjejnë një shpjegim, por ndoshta duhet para më me kujdes anën materiale të natyrës njerëzore, se sa atë sublime të kulturës, që në këta personazhe ka të bëjë aq pak:
Sipas kronologjisë, studioja austriake që fitoi konkursin, ka paraqitur një projekt me kosto gjashtëdhjetë milionë euro, për ndërtimin e parlamentit të ri. Në të përfshihen që nga punimet e inerteve dhe deri tek ngrohja me panele diellor dhe kondicionimi. Studioja e dytë për nga renditja, prezantoi një projekt me kosto nëntëdhjetë milionë euro, dhe pretendon se për parametrat e kërkuara, nuk mund të mundësohet një çmim nën këtë nivel, ose në të kundërt, studioja fituese, do ta përdori çmimin e konkursit si fillim, dhe kostot do rriten gjatë rrugës. Dhe nuk është çudi që në këtë pikë të ndodhë kështu, pasi studioja fituese ka eksperiencën e rikonstruktimit të parlamentit austriak, të cilit ja rriti koston me 300 milionë euro, ndërsa Shqipëria ka eksperiencën e Lul Bashës në rrugën Durrës-Kukës-Morinë, që nga 500 milionë që ishte preventivi fillestar, ja çoi në një miliard. Pra, boll të fillojë puna në parlament, dhe të gjithë dalin të kënaqur, pavarësisht se çmimi i fundit mund të shkojë 100 milionë euro. Por si t’ia bëjmë kur paratë nuk janë, dhe pak shpresë ka të gjenden edhe me kredi? Kuptohet që mbetet gjithmonë i hapur varianti që Sala, Jozefina dhe Iliri, ashtu si rilindësit që shkrinë pasurinë për të bërë Shqipërinë, të japin pasuritë e tyre, dhe të mbeten me emër që do t’iu shënohet në hyrje të parlamentit të ri, veprim që nuk ka asgjë të keqe, pasi kur shënoi Ylli Pango emrin e tij si bamirës, me rikonstruksionin e ministrisë së Arsimit me paratë e shtetit, pse mos ju shënohet edhe këtyre që do ta bëjnë me paret e tyre. Por, duke njohur psikologjinë e treshes dhe qëndrimin e tyre tahmaqar ndaj parasë, kjo është e vështirë që të ndodhë, ndaj shpenzimet do paguhen si gjithmonë nga shqiptarët, tashmë të thyer në mes. Por le të gëzohen taksapaguesit, se nuk do paguhet e gjithë shuma. Të paktën jo menjëherë dhe jo tani. Do paguhet vetëm një pjesë e tyre, e cila është zakonisht 10-20 % e preventivit, dhe që është shuma që shkon për studion. Pra, nga 6 deri 12 milionë euro do t’i shkojnë studios, dhe mos harrojmë se këtë studio e kemi me rekomandimet e Grossruck. Pikërisht të atij që është nënkryetari i Asamblesë së OSBE-së, miku i Berishës, certifikuesi i zgjedhjeve të 2009-ës dhe mbrojtësi i zgjedhjeve të 1996-ës, një njeri me kredenciale të “panjolla” paanshmërie.
Sa më sipër është një skemë e dyshimtë korruptive, ku një studioje arkitekture, i janë dhënë shpërblime për një projekt që nuk do ndërtohet për disa vjet të mira pasi nuk janë paratë. Ndërkaq, pjesëmarrësit e pazarit kanë ndarë eurot, dhe ashtu si në fabulën e Devollit, kur një fshatar i Pojanit, ters i madh, kish lënë amanet që pasi vdiq t’ia linin jashtë njërin cep të litarit me të cilin zbritën tabutin në gropë, duke bërë që fshatit më vonë t’i hynte sherri nga debati se pse ai e kërkoi këtë punë, pra edhe afera e godinës së parlamentit, ka lënë fundin e litarit jashtë, të cilin Berisha do ta tërheqë për të futur në sherr politikën shqiptare sa herë të jetë ngushtë. Kështu, pasi vrau me një gur dy zogj, ku përveçse u bënë një dorë paresh, dhe siguroi edhe certifikimin e zgjedhjeve të 8 majit nga OSBE-ja, tani ka mundësi që ta prishë piramidën kur të dojë. Ky fakt, nuk do të ndodhë nesër, pasi siç thonë specialistët, edhe nëse gjenden paratë, edhe nëse ka një mobilizim total për ndërtimin e saj me turne 24-orësh, godina do minimumi katër vjet të ndërtohet. Dhe Berisha as që ka ndër mënd ta ndërtojë këtë godinë. Ai thjesht do t’i rrijë me çekan mbi kokë piramidës, që ta shkatërrojë kur t’i duhet politikisht ose për ta lënë me gjak të ngrirë ose për t’i mbyllur gojën televizionit që gjendet në të. Sa për ndërtimin e saj, le të vrasin veten ata që do vijnë pas tij, pasi ai vetë nuk ka ditur të ndërtojë as një shkollë, kopsht, gjykatë, apo qoftë një kabinë elektrike nga themelet, përveçse ka meremetuar me tendera marramendës, godinat ekzistuese nga koha e monizmit, lere më të ndërtojë një bina që vlen dhjetëramilionë euro. E duke qenë se di të nxjerrë dhjamë edhe nga pleshti, nuk është çudi që nga tavolinat e opozitës, nesër t’iu kërkojë llogari socialistëve, se pse nuk e kanë ndërtuar akoma godinën e parlamentit.
Në vitin 1787, Grigory Potyomkin, ministër i Careshës Katerina II-të e Rusisë, e mbiquajtur “E çmendura”, për të justifikuar luftën e Krimesë të udhëhequr nga ai, ku kishte pushtuar vetëm toka të shkreta pa vlerë asokohe, ngriti buzë Dnieprit fshatra fasadë, në dukje të begata, të cilat caresha e Rusisë, do t’i shikonte gjatë lundrimit dhe inspektimit të saj, dhe kështu do rriteshin pikët e ministrit në sytë e careshës. Që atëherë, shprehja “Fshatrat e Potjomkinit”, është përdorur për të karakterizuar ndërmarrje ose iniciativa butaforike e të pa vlera, që nuk shkojnë kurrë në fund e nuk i vlejnë askujt. Neve në mbetet të gjejmë kush është Katerina dhe kush Potyomkini shqiptar.