E Diel, 1 Nëntor 2026

Fshatrat shqiptare te Leposavicit - te shkeputura nga rrjeti rrugor

Fshatrat Ceraje Bistrice e Koshtove jane vendbanimet me veriore te Kosoves te banuara me shqiptare dhe gjenden ne nje zone malore afer kufirit me Serbine. Kjo pjese e Kosoves edhe tre vjet pas shpalljes se pavaresise vazhdon te mbetet jashte kontrollit te Prishtines. Serbet qe perbejne shumicen ne kete pjese vazhdojne te mbajne lidhje te forta me Beogradin dhe mos ta njohin pushtetin e Prishtines. Kjo ka bere qe per banoret shqiptare te tre fshatrave te kete kufizime te lirise se levizjes. Gjendja eshte veshtiresuar edhe me shume pas nderhyrjes javen e kaluar te policise se Kosoves ne veri per kthimin e kontrollit ne pikat kufitare Jarinje dhe Bernjak. Haki Imeri eshte shef i zyres per komunitete ne komunen e Leposaviqit

Tri fshatrat e komunes se Leposaviqit Koshtove Bistrice dhe Ceraje jane te bllokuara sepse magjistralja eshte bllokuar dite me pare ndersa para dy ditesh jemi te bllokuar edhe ne rruget rurale te cilat cojne ne drejtim te ketyre fshatrave. Huligane serbe i kane bllokuar keto tre rruge lokale momentalisht jemi duke shfrytezuar nje rruge alternative nga Stantergu. Situata e sigurise megjithate eshte ne nivel nuk kemi ndonje problem ne vete fshatrat.

Furnizmi me ushqime dhe medikamente vazhdon

Haki Imeri sqaron se megjithe bllokimin e rrugeve kryesore nuk ka munguar furnizimi i banoreve me ushqime dhe medikamnte

Banoret e ketyre tre fshatrava jane ndihmuar nga Kuvendi Komunal i Mitrovices. Mund te them se per dy muajt e ardhshem eshte tejkaluar kriza e bllokimit te rrugeve ndersa ne te ardhmen duhet te shohim.

Sipas Haki Imerit para luftes ne tri fshatrat shqiptare kane jetuar rreth 160 familje ndersa tani ka mbetur vetem rreth 50 prej tyre. Shume prej shtepive jane djegur gjate luftes dhe banoret jane shperngulur kryesisht ne Mitrovice per shkak te mungeses se investimeve ne kete zone malore. Ndersa per 50 familjet sa jane kthyer te jetojne ne keto tre fshatra eshte shtuar perkujdesi edhe nga KFOR-i dhe institucionet kosovare

Momentalisht jemi ne kontakte te perhershme edhe me strukturat e KFOR-i dhe me zyrtare te qeverise se Kosoves dhe te presidences ne Prishtine. Ata jane duke treguar nje kujdes te posacem per keto tri fshatra per shkak se ato jane tre fshatrat me veriore ne komunen e Leposaviqit qe jane te banuara me shqiptare d.m.th. kemi nje perkrahje edhe pse nuk verehet ndonje prani e policise se Kosoves dhe KFOR-i mirepo gjithmone sipas KFOR-it ato tre fshatra jane ne vezhgim te perhershem nga strukturat e sigurise te KFOR-it.

Autor Esat Ahmeti

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›