E Diel, 1 Nëntor 2026

Fshatrat turistikë, PS dyshime për ligjin, përfitojnë zyrtarët

Partia Socialiste i kërkoi kryeministrit Berisha të japë shpjegime për ligjin mbi tokat në fshatrat turistikë, i cili kaloi një ditë më parë në komisionin e Ligjeve. Deputeti Taulant Balla tha se PS ka dyshime se ky projektligj bëhet në favor të interesave familjare të Berishës dhe ministrave të oborrit.
"Ne kemi dyshimet tona që ky projektligj bëhet në favor të interesave familjare të tij dhe të ministrave të oborrit. Ne kërkojmë që deri ditën e nesërme, Qeveria të publikojë listën e familjarëve dhe zyrtarëve të lartë të Qeverisë që përfitojnë nga ky ligj i posaçëm që privatizon përfundimisht bregdetin shqiptar", theksoi Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›