Sarandë, dhunohet efektivi i policisë, në kërkim agresorët

Një efektiv policie është dhunuar ditën e sotme në qytetin e Sarandës. Punonjësi i policisë Roland Merko është qëlluar me mjete të forta nga tre persona ende të paidentifikuar. Sipas informacioneve polici ka qëlluar me armën e shërbimit në ajër për të trembur agresorët që më pas janë larguar. Menjëherë Merko është dërguar në spitalin e Sarandës ku po merr edhe ndihmën mjekësore. Policia ka ngritur postoblloqe për të bërë të mundur arrestimin e agresorëve që dhunuan efektivin e policisë.