Fshatrat turistikë, Xhaferraj: Nuk kam përfituar

Ligji për ndërtimin e fshatrave turistikë ka ngjallur debat në Kuvend mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të MTKRS-së Ferdinand Xhaferraj. Ky i fundit i pyetur nga deputetët socialistë se nëse nga ky ligj do të ketë përfitime personale ka mohuar në mënyrë kategorike këto akuza.
“Jo vetëm që nuk përfitoj, por të jesh i bindur se asnjëherë kjo nuk do të ndodhë. Ju mundoheni të sajoni skenarë shpifjesh. Me këtë ligj po ju shplajmë dhe ju. Nga ky ligj përfitojnë të gjithë zyrtarë, ministra dhe ish ministra të asaj kohe që në vend të fshatrave turistikë, ndërtuan vila private”, theksoi Xhaferraj.
Ndërkohë deputeti socialist Erjon Braçe akuzoi për përfitime nga ndërtimi i fshatrave turistikë, minitra të kabinetit të qeverisë dhe përfaqësues të mazhorancës.