E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fshehu pasurinë/ SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja

Për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, që akuzohet se ka fshehur pasurinë, SPAK kërkoi një vit heqje lirie.

Prokuroria e Posaçme i bëri gjithashtu kërkesë gjykatës, që dënimin mund ta konvertojë në 2 vjet shërbim prove.

Dedja akuzohet se ka fshehur dhe nuk ka deklaruar një apartament me sipërfaqe 60 metra katrorë në bregdetin e Kavajës. Sipas prokurorisë, pasuria ishte regjistruar në emër të vëllait të Dedjas, por në të vërtetë zotërohej nga ish-gjyqtari.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›