E Enjte, 5 Nëntor 2026

Senati amerikan propozon një projektligj të ri për Ballkanin Perëndimor

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha në Senatin amerikan se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është prioritet për administratën Biden.

Chollet i bëri këto deklarata së bashku me të dërguarin e SHBA për Balkanin perëndimor, Gabriel Escobar, përpara komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, i cili mbajti një seancë dëgjimore mbi Ballkanin Perëndimor.

DEREK CHOLLET

KËSHILLTARI I DEPARTAMENTIT TË SHTETIT

 

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është porioritet për administratën Biden. Presidenti Biden dhe sekretari Blinken janë shumë të përfshirë në cështjet e rajonit. Politika jonë bazohet në një parim të thjeshtë: një Evropë e plotë, e lirë, e begatë dhe në paqe është në interesin e sigurisë sonë kombëtare por rajoni i Ballkanit Perëndimor mbetet një pjesë e munguar e enigmes”

Të dy zyrtarët theksuan njëzëri që në të gjithë rajonin mbetet problem korrupsioni, por një nga sfidat më të vështira është çështja e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë.

DEREK CHOLLET

 

“Marrëdhëniet mes Kos dhe Serb është një nga sfidat më të vështira. Kosova është një shtet demokratik i pavarur, një nga partnerët tanë më të ngushtë dhe SHBAmbështet integrimin e plotës të saj në strukturat ndërkombëtare. Por integrimi i të dyjave, Kosovës dhe Serbisë nuk do të ndodhë derisa ata të zgjidhin cështjet mes tyre.”

Kryetari i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, Senatori Bob Menendez, shprehu kritika ndaj të dy zyrtarëve amerikanë, duke thënë se Kosovës po i bëhet presion më shumë se sa Serbisë.

BOB MENDEZ

KRYETARI I KOMISIONIT PËR MARRËDHËNIET ME JASHTË

 

“Pasi Serbia dhe Kosova u pajtuan mbi marrëveshjen e propozuar nga BE-ja për normalizimin midis tyre, kemi pasur rezultate të përziera. Duke filluar me refuzimin e Vuçiç për ta nënshkruar marrëveshjen, kundërshtimin e Serbisë ndaj anëtarësimit të Kosovës në KiE dhe inkurajimin i serbëve për bojkotimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës. Unë dua ta shoh Kosovën dhe Serbinë të ecin përpara drejt normalizimit. Por si mund të presim nga vendet që të zbatojnë marrëveshjen në mirëbesim, nëse Vuçiçi refuzon ta nënshkruajë atë?”

Kritikave të tij, zyrtarët iu përgjigjën se të dy, Kurti dhe Vuçiç, kanë rënë dakord që marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme. Ndërsa sa i takon asociacionit, i dërguari i posaçëm Escobar tha:

GABRIEL ESCOBAR

I DERGUAR I SHBA PER BALLKANIN

 

 “Ne duam të përdorim Asociacionin për të ndaluar atë që po bën Serbia në veri të Kosovës, e që ajo pjesë të vendoset brenda strukturës së Kosovës, të kontrollohet nga ligjet e Kosovës. Nuk e shoh si koncesion për Serbinë, por si mënyrë që Kosova të akomodojë qytetarët që jetojnë në atë pjesë të Kosovës, e që janë qytetarë të Kosovës”

Shqetësimit tjetër të Senatorit Menedez, se Asociacioni do të kthehej në një lloj “Republika Serbska” në Kosovë, Escobar iu përgjigj duke thënë se ai do të krijohet brenda Kushtetutës së Kosovës dhe i bazuar në modele evropiane që tashmë ekzistojnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›