Ftesa e Ilir Metes: Bashke kunder Berishes

Sipas Metes kjo tryeze duhet te kete ne qender te bisedimeve objektivin e perbashket qe eshte largimi i kryeministrit aktual Berisha nga pushteti.
Duke e quajtur takimin e dites se hene si nje moment kyc per fitoren e opozites,
Meta theksoi se ai do te ndikoje gjithashtu ne rritjen e klimes se besimit mes te gjitha forcave te majta dhe progresiste.
“Kjo ftese behet me qellim vendosjen e nje fryme sa me te gjere bashkepunimi midis te gjithe partive te majta dhe progresiste ne menyre te vecante te mbrojtjes se procesit zgjedhor nga cdo manipulim”, u shpreh Meta.
Ndersa ka lene jashte takimit Dulen dhe Veline, Ilir Meta u ka derguar nje ftese te njejte atyre qe i quajti figura historike dhe personalitete te rendesishme te se majtes.
“Thirrja ime i drejtohet kreut te Partise Socialiste, si kreu i forces politike me tradicionale, i drejtohet te gjithe personaliteteve dhe figurave te tjera, thirrja i drejtohet Nanos,Meidanit”, theksoi Meta.