E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkeqësohet moti në vend, nga e diela fillojnë shirat

Duke filluar nga dita e djelë, moti do të përkeqësohet. Në të gjithë vendin do të nisin shirat dhe temperaturat do të ulen. Metereologët parashikojnë që kjo situatë do të na shoqërojë edhe javën e ardhshme, deri të enjten. 

TIRANE- Këtë fundjavë mund ta harrojmë plazhin dhe motin e ngrohtë. Metereologët parashikojnë reshje shiu dhe temperatura të ulëta në të gjithë vendin duke filluar nga dita e djelë.
“Dita e djelë do të sjellë vranësira dhe shira të dendur në të gjithë territorin shqiptarë. Përsa i përket temperaturave, sot ato në orët e mëngjesit kanë ruajtur vlerë konstante në ato cka ka patur një ditë më parë, ndërsa mesdita do të shënojë 2 gradë rënie krahasuar me një ditë më parë. Një rënie më të ndjeshme do të sjellë dita e djelë, e cila do të ketë rënie edhe në orët e mëngjesit, por një rënie me 3-4 gradë në orët e mbasdites. Pra temperatura maksimale do të arrijë deri më 26 gradë celsius dhe jo mbi këtë vlerë”- u shpreh Sinoptikane pranë “MeteoAlb” Tanja Porja.
Moti me reshje dhe me temperatura të ulëta do të na shoqërojë edhe javën e ardhshme deri ditën e ejnte. “Parashikohet që deri ditën e ejnte moti do të karakterizohet nga vranësira dhe shira pothuajse në të gjithë territorin. Situata parashikohet e njëjtë edhe javën në vazhdim, pra deri mesditën e të mërkurës temperaturat do të jenë relativisht ë ulëta”-theksoi Porja. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›