Ftesa e PS për koalicion, Paskal Milo pranon ofertën
TIRANË- Kreu i PDS-së Paskal Milo mblodhi sot kryesinë e partisë, për të vendosur për ofertën e Partisë Socialiste për koalicion paraelektoral.
Nga burime të kryesisë së PDS mësohet se është pranuar oferta e PS për aleancë po ende nuk bëhen tè ditura detaje të saj, ndërkohë që javën e ardhshme pritet të firmoset marrëveshja.
Burime nga Partia Socialiste pohuan sot për gazetën Panorama se të dy aleatët e PS (Paskal Milo dhe Skender Gjinushi) vazhdojnë të këmbëngulin për të qenë pjesë e listës së PS-së për deputetë, ndërsa ende nuk kanë marrë një aprovim pa kushte nga kryesocialisti.
Partia Socialiste zyrtarizoi me 19 prill marrëveshjen paraelektorale me 43 parti të koalicionit opozitar, ndërkohë që pritet zyrtarizmi edhe me LSI-në dhe PSD-në.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Milo dhe Gjinushi, negociatat, deputetë me PS, po shkrinë partitë