E Diel, 1 Nëntor 2026

Totozani: Raporti i DASH-it real, problematikat prioritet pune për ne

totozani-ne-konferemceTiranë- Avokati i Popullit ka reguar sot mbi raportin e Deparatmetit Amerikan të Shtetit mbi të drejtat e njeriut, duke u shprehur se aty pasqyrohej reliteti i situatës në vend.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e këtij institucioni Elona Demollari u shpreh se raporti me të drejtë shprehet se vijojnë të shkelen të drejtat e minoriteteve, komunitetit LGBT apo personave më aftësi të kufizuar.

Ne konstatojmë se Raporti i Departamentit të Shtetit është një vlerësim dhe analizë e thelluar dhe e vërtetë e gjendjes se të drejtave të njeriut në vendin tonë dhe se në të gjejnë pasqyrim të gjitha problematikat dhe shqetësimet e ngritura edhe nga institucioni ynë si gjendja e minoritetit rom dhe atij egjiptian, problemet e personave me aftësi të kufizuar, gjakmarrja dhe pasojat e saj, gjendja e të drejtave të njeriut në vendet e kufizimit të lirisë, të drejta e komunitetit LGBT, dhuna në familje dhe veçanërisht ajo ndaj grave,- tha ajo.

Më tej zëdhënsja u shpreh se problematikat e ngritura do të përkthehen
në prioritet dhe program pune për institucionin.

Në raportin e DSH-it të publikuar dy ditë më parë thuhej se ka shkelje të të drejtave të njeriut në të gjithë vendin, sidomos të komunitetit rom dhe atij egjyptian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›