E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ftese per bashkim

Aziz Salihu mendon tu jape fund marredhenieve te ngrira me udheheqesit Federates se Boksit te Kosoves FboxK. Legjenda e boksit kosovar ne nje konference per shtyp te mbajtur te henen ne Prishtine ka marre iniciative qe te bashkohet me drejtuesit e ketij sporti ne Kosove.

Ai thote se kete e ben per te miren e boksit te cilin e do pa mase. Per ti zgjidhur keto probleme kryetari i klubit te boksit Prishtina kerkon qe te nderhyje ministri i Sportit Lutfi Haziri.

Boll u ba me. Propozoj qe te bashkohemi. Boksi kosovar ka shume kampione keshtu qe i ftoj qe te behemi bashke te gjithe per te miren e boksit. E lus ministrin Lutfi Haziri qe te nderhyje dhe te na bashkoje ti rregulloje gjerat ne menyre qe ti leme anash problemet qe kishim. Eshte turp per Federaten e Boksit qe nje njeri si Aziz Salihu te lihet anash ka thene fillimisht Salihu.

Ai mendon se me inkuadrimin e tij ne FboxK kjo federate do te ece perpara. Madje ai shton se kjo federate do te pranohej deri tash nderkombetarisht nese ai do te ishte ne krye te saj.

Une e dua boksin dhe kam deshire qe ai te shkoje perpara. E dua edhe Federaten. Mendoj se mund ta ndihmoj kete sport. Po te isha une ne Federate deri tash boksi kosovar do te pranohej nderkombetarisht vazhdoi ai.

Me inkuadrimin ne Federate boksi kosovar do te merrte pjese ne Kampionat boteror dhe ne Olimpiade mendon Salihu. Ai kerkon qe te lihen anash xhelozite ne menyre qe te mblidhen legjendat e ketij sporti sepse shton ai shume boksiere kane mbetur ne rruge. Salihu e konsideron te padrejte veprimin e Federates e cila i la jashte ekipit boksieret e Prishtines ne sfidat e Euroliges.

Pjesemarresi i tri olimpiadave eshte i bindur se e meriton ta udheheqe boksin kosovar. Mendoj se duhet te jem kryetar. Kryetari aktual e bane barren kryesore duke i degjuar te tjeret. E respektoj por mendoj se une e kam vendin aty duhet te zgjidhem une kryetar sepse i kam dhene shume ketij sporti. Per te lobuar personi i duhur jam une e jo Luan Krasniqi sepse mua me njeh e gjithe bota perfundoi Aziz Salihu.

Federata e gatshme per bashkepunim

Edhe Federata e Boksit e Kosoves tregohet e gatshme per te bashkepunuar me Aziz Salihun. Kryetari i kesaj federate Ramadan Selimi thote se dyert jane te hapura per cdo njeri qe ia do te miren boksit. Por ne rastin Salihu ai kerkon qe se pari ky i fundit ta regjistroje ekipin ne Federate dhe ta njohe kete institucion per te filluar me pas bashkepunimi.

Cdo njeri eshte i mireseardhur qe te kycet ne Federate. As Azizit nuk ia ndalon askush qe te inkuadrohet ne Federate. Kemi kerkuar disa here qe te bashkepunojme por nuk i ka respektuar rregullat. Ai eshte i zorshem per bashkepunim por eshte i mireseardhur. Sigurisht kur ta pranoje Federaten dhe kur ta regjistroje ekipin e Prishtines te ne tha Selimi. FboxK dhe Aziz Salihu kane pasur mosmarreveshje te vazhdueshme ne vitet e fundit

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›