Shpreson ne rikthim te shpejte

Kapiteni i Arsenal Cesc Fabregas beson se ai do te rikthehet ne fushe pas dy javes pas lendimit qe e pesoi te shtunen ne perballje me Sunderland. Mesfushori spanjoll e shenoi golin e Topcinjve ne minuten e 13-te por Bent ne fund i barazoi shifrat. Lajme te mira nga lendimi im. Kam vetem nje lendim te vogel ne muskul. Shpresoj qe te rikthehem per te luajtur pas dy javesh ka shkruar 23 vjecari ne llogarine e tij zyrtare ne rrjetin social Twitter. Fabregas ishte prane transferimit ne Barcelone gjate veres qe shkoi por ne momentet e fundit vendosi ti mbetet besnik klubit nga Londra.