E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fuele Erdoganit: Dhuna s’ka vend në demokraci

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, ka paralajmëruar kryeministrin turk, Recep Tayyip Erdogan, se përdorimi i tepruar i forcës “nuk ka vend” në demokraci.

Fuele i ka bërë komentet gjatë një konference në Stamboll, në të cilën ka marrë pjesë edhe Erdogani.

Ky i fundit ka thënë se është “i hapur ndaj çdonjërit me kërkesa demokratike”, transmeton Rel.

“Ajo çfarë kundërshtojmë është terrorizmi, dhuna, vandalizmi dhe veprimet që kërcënojnë të tjerët”, ka thënë Erdogan.

Dhjetëra-mijëra njerëz kanë protestuar anembanë Turqisë në ditët e kaluara, kundër, siç kanë thënë, autokracisë në rritje të Erdoganit.

Protestat fillimisht janë shkaktuar nga kundërshtitë për një plan ndërtimi në një park të Stambollit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›